Shejkh, Dr. Muhammed bin Se’id Raslan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=pnSm-_nTJOA
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nouman Ali Khan thotë:
Unë nuk kam për qëllim të kem mos respekt ndaj dikujt me këtë, dhe unë besoj se kjo po e dëmton umetin. Unë personalisht, unë jam i bindur se kjo po e dëmton umetin. Atë që Kurani e ka bërë prioritet është prioritet për ne. Atë që Kurani nuk e ka bërë prioritet nuk është prioritet për ne. A e bëri Allahu, ju e dini, çështje të madhe pyetjen “ku është Allahu?” Njerëzit vijnë dhe pyesin: “Ku është Allahu?” A është Ai lart në qiellin e shtatë apo Ai është kudo? A e ka bërë Allahu këtë pyetje? A e bërën sahabët këtë pyetje? A e bërën ata vazhdimisht këtë pyetje? Jo. Ne duhet ti japim fund kësaj çështje. Ne duhet ti japim fund atyre.
Umeti duhet të thirret në të (Akide dhe Teuhid)!
Nëse shumica e umetit lidhur me çështjen kaderit (përcaktimit) janë Xhebrijë (pohojnë se njeriu nuk vepron me dëshirë por është i detyruar me kader), në qoftë se do t’i thuash njërit prej tyre, pse nuk falesh? Ai do të thotë: Kjo është shkruar për mua. Ky është thelbi i Xhebr.
Sa për shumicën e umetit, të rëndomtë e tyre muslimanë, ata janë Murxhij. Nëse i thua ndonjë prej tyre, për shembull, pse nuk falesh? Ai do të thotë: Çka është ky namaz? Është zemra ajo që duhet të jetë në konsideratë. Përderisa zemra është e pastër dhe e kthjellët, atëherë dera e xhenetit është e hapur. Ky është thelbi i Irxhas.
Gjithashtu, fjalët e njërit prej njerëzve të zakonshëm: Mëkati është paracaktuar dhe shkruar për mua, kështu që çfarë mund të bëj unë? Ky është thelbi i Xhebr. Ndërsa lidhur me besimin e tyre në emrat dhe cilësitë e Allahut, të mos flasim! Habitesh nga fjalët e tyre.
Sidoqoftë, Imam Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij nga Mu’avije Es-Sulemij (radijAllahu) kur ai goditi një skllave, e cila i ruante delet e tij.
Ujku erdhi dhe iu vërsul një deleje dhe e rrëmbeu një. Ai tha: Unë megjithatë jam vetëm një njeri nga njerëzit (u zemërova) kështu që e godita. D.m.th. Ai e goditi atë me shuplakë në fytyrë ose në trupin e saj.
Pastaj ai shkoi ti tregojë të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) se çfarë ndodhi, kështu që profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bëri të madhe pse e kishte goditur. Pastai profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Sille atë”.
Kjo ishte një fshatare që ruante bagëtinë në shkretëtirë, në rajonet e pambjella dhe të pabanuara të Mekës, dhe në shirat e maleve. Ajo nuk kishte prezantuar në tubimet e edukimit dhe nuk e kishte mësuar akiden nga dijetarët.
Ajo vetëm ishte shprehur nga natyrshmëria e besimit që kishte, kur e pyeti i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Natyrshmëria është Islami dhe Islami është natyrshmëria. Ai ishte i etabluar mirë sepse i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) i mësoi ata.
Kur u soll, i dërguari i Allahut e pyeti: “Ku është Allahu?”
Ajo tha: “Mbi qiell.”
Ai tha: “Kush jam unë?”
Ajo tha: “Ti je i dërguari i Allahut.” (salAllahu alejhi ue selem).
Ai tha: “Liroje, sepse ajo është besimtare.”
Sot, ata që pretendojnë se kan dituri, thonë në mënyrë të pavërtetë dhe të rreme: Nëse një person tregon me gishtin e vet dhe thotë me të vërtetë, Allahu është mbi qiell, atëherë ata pohojnë se gishti i tij duhet ti këputet.
Ai që është duke u kundërshtuar këtu nuk është ai që e ngriti gishtin e tij, por ai që është duke u kundërshtuar është i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem)!!
Mospajtimi është me të! Pra, arena e mospajtimit është zhvendosur tek i dërguari i Allahut! Le të grinden të kundërshtojnë të dërguarin e Allahut!
(Profeti Muhammed (salAllahu alejhi ue selam)) në tubimin më të madh ndonjëherë (rreth 120.000 sahabij e ndoqën atë) kur ai bëri dëshminë, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“O Allah dëshmo!
Ai e ngriti gishtin e tij tregues drejt qiellit,
O Allah, dëshmo, dhe pastaj bëri me gisht drejt njerëzve,
O Allah, dëshmo, O Allah, dëshmo, o Allah, dëshmo!
(salAllahu alejhi ue selem).”
Kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha këto fjalë të rëndësishme, ndaj një njeriu që qëndronte dhe mbajti hutbe para tij, duke thënë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij është i udhëzuar, dhe kushdo që i kundërshton ata dy, ka devijuar”.
Ai (profeti) tha: “Sa hatib i keq që je.” Kjo është një kritikë stilistike, siç dihet. Ai tha: “Sa hatib i keq që je.”
Sepse ai tha: “dhe kushdo që i kundërshton ata dy”, dhe nuk tha: Kushdo që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij ka devijuar, siç tha ai, “Kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij është i udhëzuar”.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Sa hatib i keq që je.” Nuk ka tolerim kur është fjala për Teuhidin (monoteizmin).
Një burrë i tha të dërguarit të Allahut: “Atë që do Allahu dhe ti.” Ai tha: “Mjerë për ty, “A më bëre mua të barabartë me Allahun?
Bërja e diçkaje të barabartë me Allahun është një çështje e rëndë.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “A më bëre mua të barabartë me Allahun? Nëse pa tjetër duhet të thuash, atëherë thuaj: “ajo që do Allahu dhe pastaj ti.”
Ata që përdorin fjalë mashtruese në mesin e mashtruesve të devijuar të kësaj kohe thonë (ju doni që ne) të ulemi dhe ti mësojmë njerëzit “dhe” dhe “pastaj”?
Mos thuaj “Sikurse do Allahu dhe ti”, por thuaj: Sikurse do Allahu dhe pastaj sikurse dëshiron ti, nëse ti duhet ta thuash këtë.
Ata thonë se kjo është e pakuptimtë dhe e largon umetin nga qëllimet e saj fisnike.
Por e vërteta është se ata janë që e largojnë umetin nga qëllimi i saj, sepse ai që ka thënë këto fjalë është i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam)!
Sapo kam përmendur, atë që el-Alameh el-Albani (rahimehullah) i tha Ali Belhaxhit, kur kishte veshur uniformën ushtarake ndërsa nuk kishte njohuri për metodat e luftës, e as për përdorimin e armës, megjithatë ai mbante uniformë ushtarake. Ai mblodhi një grup dhe udhëtoi me ta në Aman, për të ndihmuar Irakun, siç pretendonte ai.
Kështu që ai u takua me Shejkhun (rahimehullah) dhe tha i gëzueshëm o Shejkh, ne kemi me ne tani, qindra mijëra (njerëz), po ashtu qindra e mijëra gra, të gjithë kanë ardhur tek ne si protestues, duke ngritur duart e tyre, duke bërtitur, duke bërë thirrje për zbatimin e Sheriatit dhe rrëzimin e regjimit, që ishte në pushtet në Algjeri në atë kohë.
Shejkhu (Allahu e mëshiroftë) nuk ishte i provokuar. Ai i tha atij: Të gjithë ata që i përmende, nëse pyetën se ku është Allahu, a do të thonë: Mbi qiell?
Ai mërmëriti dhe nuk u përgjigj. Imam el-Albani e përsëriti pyetjen, kështu që ai nuk gjeti një ikje nga përgjigjja. Ai i tha atij: Atëherë ata nuk do të ndihmohen nga Allahu derisa ta dinë këtë!
Unë do të paraqes një shembull për ty, ishte një njeri që ua mësonte Teuhidin njerëzve. Pra, ata që dëgjonin mësimet e tij u mërzitën.
Ata thanë: Nuk ke asgjë tjetër përveç Teuhidit.
A duhet të përmendësh Teuhidin tërë kohën?
A nuk do të ndryshosh pak? A nuk do të ndryshosh temën?
Kështu ai e vendosi librin e tij poshtë dhe u përgjigj atij duke thënë: Unë sapo kam mësuar kohët e fundit se një njeri pranë xhamisë ka pasur marrëdhënie seksuale me nënën e tij, dhe do të shkoj tani dhe të shikoj këtë fatkeqësi që ka ndodhur.
Ata filluan të mblidhen dhe kërcyen. Të gjithë ata pothuajse u çmendën.
Pjerrësia arriti në fund të kësaj humnerë.
Njerëzit arritën këtë pjerrësi në rënie, në këtë baltë të errët të pështirë.
Ai tha: Ecni ngadalë! Unë do të shqyrtoj çështjen dhe pastaj do t’u përgjigjem.
Ai nuk u kthye deri në mëngjesin e ardhshëm. Ata ishin duke e pritur atë.
Ata ishin para tij dhe thanë se çfarë ndodhi?
Ai tha: Unë shkova dhe gjeta se situata ishte në kundërtën e saj që ju thashë se ishte. Ata thanë: Çfarë ndodhi atëherë?
Ai tha: Nuk gjeta se kishte marrëdhënie me nënën e tij apo ndonjë gjë tjetër, por e vetmja që gjeta ishte se kishte blerë një shtëpi të re dhe theri një kurban për xhinët, theri një dele apo një dhi.
Ata thanë: Elhamdulilah, Elhamdulilah.
Ai u tha: “O vëllezërit e mi, shkoni dhe merrni librin e Teuhidit”, sepse therja kurban për xhinët është shirk i madh (politeizëm) dhe është më i keq se ai mëkat, sepse ai mëkat nuk e përjashton atë nga feja, vetëm nëse do ta konsideronte atë të lejuar, ndërsa ky veprim është shirk i madh!
Nëse mëkati është më i vogël se shirku dhe i duket shoqërisë si diçka e madhe dhe është një zemërim masiv! Sa i përket shirkut tek ta, ai kalon me shmangie dhe shirku është si një mizë që bie në njërën nga hundët e tyre dhe ata e largojnë atë kështu.
Ata thanë: Elhamdulilah, se çështja ishte kështu, kjo është e lehtë.
Ata nuk e dinë se shirku është më i keq se kurvëria (zinaja)! Më i keq se homoseksualiteti! Më i keq se pirja e alkoolit! Dhe më i keq se vrasja e një njeriu të cilin Allahu e ka ndaluar.
Nëse ata nuk e dinë këtë, atëherë si mund ta shmangin këtë shirk të rëndë, dhe si mund t’i përmbahen Teuhidit madhështor. Inna lilahi ue inne ilejhi raxhiun.
Ai tha: Ai është plotësisht i ditur për çdo gjë që Ai krijoi pa qenë brenda ndonjë gjëje që Ai krijoi.
Ai tha: Nga ajo që Xhehmitë e interpretuan fjalën e Allahut është:
“Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti…” 58:7
Ata thanë: Allahu është me ne dhe brenda nesh.
Ne u themi atyre: Ju e keni shkëputur fillimin e ajetit nga mbarimi i tij, sepse Ai filloi ajetin me përmendjen e diturisë së Tij dhe e përfundoi atë duke përmendur diturinë e Tij.
Imam Ahmedi ka thënë: Nëse doni të dini se Xhehmitë janë gënjeshtarë ndaj Allahut, në pohimin e tyre se, Allahu është në çdo vend dhe nuk është në një vend në përjashtim të një tjetri! Atëherë thuaju tyre: A nuk është Allahu një gjë?
Ata do të thonë: Po.
Thuaj atij: Kur Ai krijoi një gjë, a e krijoi Ai brenda vetes apo jashtë Vetes?
Atëherë ai do të paraqesë një nga tre thëniet.
Nëse ai pohon se Allahu krijoi krijesat brenda Vetes, atëherë ai ka bërë kufër, ku ai pohon se xhinët, njerëzit dhe shejtantët janë në Të.
Nëse ai thotë se Allahu i krijoi ata jashtë Vetes dhe pastaj shkoi tek ta, atëherë ai përsëri ka bërë kufër. Gjithashtu kur ai pohon se Allahu ka hyrë në çdo vend të pistë.
Nëse ai thotë se Allahu i krijoi ata jashtë Vetes dhe nuk hyri në ta, ai ka hequr dorë nga qëndrimi i tij krejtësisht, dhe ky është qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit.
Imam Ahmedi ka thënë: Ne u themi Xhehmive lidhur me pohimin e tyre se Allahu është kudo, të na informojnë në lidhje me fjalën e Allahut të Madhërishëm:
”Kështu kur Zoti i tij iu shfaq malit, Ai e bëri atë thërrmi.” 7:143
A ishte Ai në malin sikurse ju pohoni? Sepse në qoftë se Ai ishte në të sikurse ju pohoni, atëherë Ai nuk iu shfaq atij? Përkundrazi, i Lartësuari ishte mbi fron dhe iu shfaq një gjëje në të cilën Ai nuk ishte, dhe mali pa diçka që kurrë nuk kishte parë më parë.
1 Shih https://m.youtube.com/watch?v=pnSm-_nTJOA&t=3s