“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla për pushtetarët nga minberet

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130109&

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Të folurit nëpër minbere për veprimet e liga të pushtetarëve, a konsiderohet prej këshillës ndaj tyre dhe urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja?”

Përgjigje: “Të kritikuarit nga minberet ndaj një individi apo një pushtetari, nuk konsiderohet se është  këshillë. Këshilla bëhet në atë mënyrë që sjell dobi. Mirëpo, nëse qëllimi është vetëm të shkaktohen çrregullime dhe përhapja e mangësive dhe urrejtjes, kjo nuk është këshillë.

Nëse një person dëshiron që ta këshillojë pushtetarin, në mënyrë që ai të braktisë mëkatet ose që pushtetari t’i dënojë ata, ai duhet ta lusë Allahun që ta udhëzojë atë (pushtetarin), ose të pyet dikë të cilin e beson se mund ta këshillojë atë dhe t’i tregojë se ka këto mangësi, nëse është i bindur në lidhje me këto mangësi.”

Shpërndaje: