“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshilla për ushtrinë Saudite ndaj huthive në Jemen

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
El-Lubab, fq. 212-213
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A keni ndonjë këshillë për ushtrinë Saudite kundër huthive (rafidave në Jemen)?

Përgjigje: E lus Allahun -tebarek ue te ala- që Ai t’i stabilizojë ata, t’i ndihmojë ata, t’i bëjë fitimtarë dhe t’i dëmtojë rafidat, t’i bëj që të humbasin dhe t’i shkatërron në tërësi kudo qofshin ata. Unë e këshilloj këtë ushtri të këmbëngul, të durojnë dhe të jenë të sinqertë ndaj Allahut. Ata kryejnë xhihadin përfundimtar – nëse Allahu dëshiron.

Nëse muslimanët kishin qenë mjaft të fortë ata do të kishin qenë të detyruar që t’i sulmojnë rafidat në shtëpitë e tyre dhe të mos i presin ata deri sa të vijnë tek muslimanët. Betohem në Allahun se muslimanët kishin qenë të detyruar për të luftuar kundër tyre po të kishte pasur një forcë Islamike. Feja e këtyre rafidave është e bazuar në mosbesim, herezi dhe idhujtari.

Ata besojnë se imamët janë më të mirë se profetët.

Ata besojnë se imamët e tyre posedojnë edhe gjënë më të vogël në univers.

Ata bëjnë tekfir mbi të gjithë sahabët pos tre ose katër prej tyre.

Ata shpifin ndaj grave të dërguarit të Allahut ﷺ.

Ata e shtrembërojnë Kuranin për të bërë tekfir mbi sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ.

Ata shtrembërojnë ajetet e teuhidit në mënyrë që imamët e tyre të adhurohen.

Sa nuk kanë shtrembëruar nga Kurani? Ata gjithashtu besojnë në këtë shtrembërim. Këta njerëz të devijuar bëjnë tekfir mbi sahabët e Muhammedit ﷺ të cilët Allahu -tebarek ue te ala- i ka pastruar përmes librit të Tij dhe po ashtu i dërguari ﷺ i cili tha se ata janë brezi më i mirë dhe në qoftë se dikush do të dhurojë ari sa mali i Uhudit, ajo nuk do të korrespondonte as sa një grusht të asaj që ata dhurojnë.

Ata kalojnë kufijtë kur ata shpifin ndaj grave të dërguarit ﷺ. Ata e akuzojnë Aishen për kurvëri. Të gjitha këto gjëra që u përmendën janë kufër (dalje nga feja) sipas konsensusit.

Lusim Allahun -tebarek ue te ala- që Ai ta bën këtë ushtri fitimtare dhe t’i dhurojë atyre sinqeritet në luftën e tyre, durim dhe stabilitet.

Shpërndaje: