Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë drejtuar pasuesve të Sunnetit nga Alameh Abbadi

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-‘Abbad 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burimi: https://youtu.be/ZflaThM1O_w

(Selefët refuzonin, por merreshin me dije dhe nuk kushtëzonin të tjerët të mendojnë sikurse ata në lidhje me Pasuesit e Sunnetit)

Pyetje: “Shejkhu ynë, Allahu të ruajttë! Prej mirësisë për shumë kërkues të dijes, është prezantimi në ligjëratat tuaja që po i mbani në lidhje me “Hyrje në Sahihun e Muslimit”.

Por, kjo mirësi, -këtu kam për qëllim në formë specifike, “rregullat që i përmend Imam Muslimi” të cilat iu janë përzier disave. Ka prej tyre të cilët, këto rregulla po i përdorin kundër vëllezërve të tyre që janë pasues të Sunnetit. Për shembull:

Nëse një dijetarë ka bërë ixhtihad dhe e ka bërë bidatçi një person, por që të tjerët e kundërshtojnë në atë çështje, ndërsa ata i detyrojnë që edhe të tjerët ta konsiderojnë atë person bidatçi! Dhe, kushdo që nuk është sikurse ata, e bojkotojnë dhe paralajmërojnë ndaj tyre, duke besuar dhe pretenduar se kjo është metodologjia e Selefëve. E gjithë kjo ndodhë, edhe pse akideja dhe metodologjia e të dyja palëve është një dhe e vetme. Duke mos lënë anash atë se, ata që merren me çështje të tilla, shumica e shteteve në të cilat ata jetojnë janë të përfshira nga shirku, magjia e misticizmi. A mund të na jepni ndonjë këshillë e cila e sqaron të vërtetën dhe na bashkon rreth saj?”

Përgjigje: “Them se, atij që Allahu ia ka mundësuar ta kuptoj të vërtetën, e ka për obligim që ta sqaroj atë dhe ta lus Allahun që edhe të tjerët t’i udhëzoj me këtë sqarim. Mirëpo, nëse pas kësaj nuk ndodh që ta pasojnë atë (që edhe të tjerët të besojnë sipas asaj që ai e ka sqaruar), nuk duhet që të tjerët të bojkotohen dhe të mos u flitet, ashtu siç po ndodh me disa nxënës dije të vegjël. Ata në realitet, nuk dinë asgjë nga feja. I gjen nëpër Evropë, në lindje e perëndim, – në realitet nuk dinë ndoshta as edhe çështjet themelore të fesë, ndërsa merren me çështje të bërjes bidatçi dhe bojkotim! Ata kushtëzojnë duke thënë: “Filani ka bërë bidatçi filanin, kushdo që nuk e konsideron këtë bidatçi ai është bidatçi dhe duhet bojkotuar!” Kjo në asnjë mënyrë nuk është rruga e selefëve.

Shejkh Bin Bazi nuk vepronte kështu edhe pse ka bërë refuzime të shumta. Ai merrej me dije dhe nuk merrej me atë që ia kthente refuzimin! Ai e sqaronte të vërtetën, dhe ecte rrugës së njerëzve të dijes! Kjo është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Dhe (në asnjë mënyrë nuk është rruga e drejtë), ajo që bëjnë disa të nxënës të vegjël, të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, që në realitet nuk dinë asgjë nga dituria (ndërsa merren me këtë çështje). I kushtëzojnë vëllezërit e tyre duke u thënë se, filani është bidatçi, nëse nuk e bën edhe ti bidaçi atëherë ne të konsiderojmë edhe ty bidatçi, – ndërsa ai realisht është pasues i Sunnetit!

Të gjitha këto fjalë i thuhen Pasuesve të Sunnetit dhe nuk ka të bëj me Pasues të Bidatit. Pra, është fjala në rast se dikush prej Pasuesve të Sunnetit bën ndonjë gjë jo të drejtë, apo kjo vetëm mund t’iu ketë veshur! Kjo nuk është e lejuara në asnjë mënyrë dhe veprimi i tillë nuk njihet tek Selefët e këtij ummeti. Fjala është që nëse dikush ka bërë ndonjë gabim të bojkotohet, të konsiderohet bidatçi dhe të kërkohet prej njerëzve që edhe ata ta konsiderojnë bidatçi apo ta bojkotojnë! Kjo nuk është metodologjia e Selefëve!

Shembullin më të afërt e kemi Shejkhun tonë, Shejkh Abdul-Aziz bin Baz-in, nga i cili kemi përfituar dhe do të përfitojnë myslimanët edhe për shumë kohë të gjata, refuzimet e të cilit janë të shumta, por që merrej me dije. Ai nuk merrej me atë se, nëse e ka konsideruar dikë (Shejkh Bin Bazi) bidatçi, të shkoj tek të tjerët dhe tu thotë, ose konsideroje edhe ti bidatçi ose edhe ti je i tillë dhe do të bojkotohesh! Kjo asnjëherë nuk ndodhi as nga Shejkhu dhe as nga ata që ishin në të njëjtën rrugë me të, Allahu e mëshiroftë!”

Shpërndaje: