“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë mahnitëse për ata që ankohen nga varfëria dhe mjerimi/vuajtjet!

Shejkh Ghasen bin el-Mufaddel el-Ghulabi

Burimi: Es-Sijer nga edh-Dhehebi (6/292)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Disa nga shoqëruesit tanë më kanë treguar se një njeri shkoi te Junus bin Ubjed dhe u ankua për vuajtjet në të cilat po kalonte në jetë dhe për ankthin e tij për shkak të varfërisë.

Ai i tha atij: ”A do te ishe i gëzuar që ta dhuroje të pamurit tënd për një mijë (dinarë apo dirhem)?

Ai i tha: ”Jo!”.

Ai e pyeti: ”Po të dëgjuarit?”

Ai u përgjigj: ”Jo!”.

Ai e pyeti: ”Po gjuhën?”

Ai u përgjigj: ”Jo!”.

Ai e pyeti: ”Po mendjen tënde?”

Ai u përgjigj: ”Jo!, për asnjë nevojë apo dëshirë”.

Pastaj ai ia përkujtoi të mirat e Allahut që ia ka dhuruar atij. E më pas Junusi i tha:

”E shoh se ke me qindra mijëra (dinarë e dirhem) e prapë po ankohesh se ke nevojë”.

Shpërndaje: