Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për burrat që nuk u bëjnë da’vet familjeve të tyre

Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar

Data e fetvas: 7/8-2010 në Stockholm/Suedi

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dëgjuesja kërkon këshillë për meshkujt të cilët nuk kalojnë kohë me familjet e tyre dhe nuk i mësojnë atyre çështjet e fesë.

Përgjigje: U themi, së pari të kenë frikë Allahun. Familja dhe shtëpia jote meritojnë trajtim të veçantë. Ti je mbikëqyrës i tyre dhe ke përgjegjësi për ta. Argumentet janë të shumta që porosisin për një gjë të tillë. Nuk ka hajr dhe nuk ka dobi askush nga burri që nuk ka dobi nga ai gruaja e fëmijët e tij.

Nëse ai thotë se unë bëj da’vet; da’veti së pari duhet të jetë në shtëpinë tënde ndaj fëmijëve tu. Nëse nuk u bën da’ve pjesëtarëve të familjes tënde, nuk ka hajr në ty, e as nuk u bën dobi da’veti yt atyre që ti u bën da’vet.

Hadithi i rofetit është më se i qartë ku thotë:

خيركم خيركم لأهله وأنا خيركم لأهلي

“Më i miri prej jush, është ai i cili është më i miri për familjen e tij; dhe unë jam më i miri prej jush për familjen time.”

Kështu ishte profeti ynë (alejhis-salatu ues-selam).

Shumica e haditheve që flasin në lidhje me çështjet e dynjasë, i transmeton Aishja (radijAllahu anha) dhe të tjerat nëna të besimtarëve. Ky është argument se profeti kalonte kohë të madhe me ta, përpiqej t’i mësonte dhe u bënte da’vet, i këshillonte e udhëzonte.

Të afërmit kanë përparësinë më të madhe kur është fjala për mirësinë me të gjitha llojet e saj. Shkon tek ata që janë të largët dhe i anashkalon të afërmit?!”

Shpërndaje: