Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këshillë për gruan e rrahur nga burri

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

Burimi: http://lohaidan.af.org.sa/node/214

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua është rrahur nga burri dhe për këtë arsye ajo shkoi tek familja e saj dhe e kërkoi të ndahet nga burri. Babai i saj e shtyu këtë çështje. Ata nuk i treguan burrit në lidhje me kërkesën e gruas. Ajo qëndroi nëntë muaj tek familja e saj dhe, dilte nga shtëpia e familjes së vet për nevojat personale apo udhëtonte me ta pa kërkuar leje nga burri. A ka mëkatuar ajo në këtë rast?

Përgjigje: Në lidhje me udhëtimin e saj, shpresoj të mos ketë ndonjë gjë të keqe nëse është e vërtetë që e ka rrahur burri aq keq. Është e vërtetë se rrahja e gruas është përmendur në Kuranin Fisnik ku Allahu (xhele ue ala) ka thënë:  

“Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më.En-Nisa, 4:34

Rrahja nuk duhet të dëmtojë lëkurën, të thyej ndonjë kockë ose të shkaktojë ndonjë sëmundje. Pastaj, profeti  ndaloi që gruaja të rrahet pa asnjë arsye. Arabët e kishin zakon që të mburren me nderimin ndaj grave dhe nuk i ofendonin ato. Arabët paganë i dhanë gruas të drejtat e saj para këtyre në ditët e sotme, të cilët pretendojnë ta bëjnë këtë sot. E sa për atë që ka të bëj me bashkëjetesën midis burrit dhe gruas në islam, ajo aspak nuk mund të krahasohet me bashkëjetesën që ekzistonte në mbarë botën.

E këshilloj gruan që ti jep fund zemërimit të saj, e të kthehet tek burri i vet dhe ta ruajnë lidhjen dhe dashurinë në mes të tyre. Shpresojmë që Allahu (xhela ue ala) t’ia bëjë të ardhmen e tyre të jetë më mirë sesa të kaluarën.

Shpërndaje: