Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 150
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُواْ الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ اللّهُ الَّذِينَ جَاهَدُواْ مِنكُمْ وَيَعْلَمَ الصَّابِرِينَ
“A mos menduat ju se do të hyni në xhenet e Allahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa u ditur se cilët prej jush ishin të durueshëm?”1
Kjo është një pyetje qortuese. Me fjalë të tjera d.m.th. mos mendoni se mund të hyni në xhenet pa pasur mund dhe vështirësi për hir të Allahut. Xheneti është qëllimi më i lartë dhe gjëja më e mirë për të cilën garojnë garuesit. Sa më i lartë është qëllimi aq më i madh është mjeti dhe veprimi për të. Prandaj, as qetësia, e as lumturia nuk arrihen pa pasur mungesë qetësie dhe lumturie. Por personi që kupton i cili përgatitet për vështirësitë e dynjasë për hir të Allahut, mësohet me to dhe e di se në çka shpijnë ato, i konsideron ato si mirësi gëzuese për të cilat nuk i intereson fare. Kjo është një mirësi nga Allahu që Ai ia jep vetëm atij që Ai që dëshiron.
1 3:142