“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu beson personi me teuhid të saktë

Shejkh Salih el-Usejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Njësuesi i Allahut, nuk ka asnjë fuqi (tokësore) që e frikëson atë. Kjo është arsyeja pse kur sundimtari i Francës mblodhi dijetarët dhe dinjitarët e Algjerisë, Franca donte që t’i frikësonte ata.

Ata u thanë dijetarëve:

“Në të vërtetë, Franca ka sot një artileri masive me anë të së cilës mund të godasë çdo armik të Francës në botë.”

Këto artileri ishin shkatërruese në tokat e muslimanëve. Dhe tani thënia e tyre: “Franca ka një artileri masive si raketat që udhëtojnë nëpër kontinente.”

Kështu që Abdul-Hamid ibn Bedis iu afrua nga mesi i dijetarëve dhe tha:

“Me të vërtetë, ne muslimanët kemi një mbrojtje më të fuqishme se artileria juaj.”

Kështu që ky sundimtari francez pyeti: “Dhe çfarë mbrojtje keni?”

Ibn Bedis tha: “Në të vërtetë, ajo është mbrojtja e Allahut -azze ue xhel-.”

Allahu azze ue xhel- thotë: 

“Padyshim që Allahu i mbron ata që besojnë. Padyshim që Allahu nuk e do asnjë mosmirënjohës tradhtar.” Haxh, 22:38

Ky është njësuesi i Allahut. Ti e ke Allahun -subhanehu ue te ala-.

Dhe kështu do të pushtohet Kostandinopoja (Stambolli) me tekbir.

Si me tekbir?

Ata thonë: “Allahu Ekber!” dhe muret (e armiqve) do të shemben.

Disa nga luftërat e pasuesve të teuhidit në këto vende kur anglezët i bombarduan me avion në rajone të caktuara. Ishin dy avion, njërin prej tyre muslimanët e rrëzuan duke e qëlluar me pushkë, ata e qëlluan atë dhe avioni u rrëzua. Dhe avionin e dytë.

Dijetari -Allahu e mëshiroftë- im më tha: “Bënë tekbir për ta rrëzuar. Ata bënë tekbir për ta rrëzuar.”

Unë thashë: “Si bënë tekbir?”

Ai tha: “Ata thanë: “Allahu Ekber” dhe ai ra nga qielli.”

Shiko! Ata thanë tekbir: “Allahu Ekber” dhe avioni ra.

Disa njerëz thanë: “Britania po na bombardon me avion!”

Njëri prej tyre tha: “A është Allahu mbi avion apo Britania?

“Meqenëse Allahu është mbi avionët e tyre, ata nuk do të na mposhtin.”

Shikoni teuhidin e tyre. Teuhid është të qenurit i sinqertë ndaj Allahut.

Ky është teuhidi i vërtetë, që zemra jote të jetë e mbushur me njësimin e Allahut.

Ti e di që askush nuk mund të ndryshojë fuqinë ose rrizkun ose asgjë në këtë tokë përveçse me urdhrin e Allahut.

Kur lexoni se Kostandinopoja u pushtua me anë të tekbirit, ti pyet: “Ku ishin raketat? Ku ishin anijet luftarake? Ku ishin avionët luftarakë?”

Këto janë të gjitha fuqi tokësore, ndërsa fuqia e Allahut është më e madhe se çdo fuqi tjetër.

Shpërndaje: