Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)
Burimi: Sherh-us-Sunneh (1/168-171)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gishti që është përmendur në hadith është një prej cilësive të Allahut (azze ue xhel). E njëjta gjë vlen për të gjitha cilësitë e tjera të Allahut (te ala) të ngjashme të përmendura në Kuran ose në Sunnet. Shembuj të tyre janë qenia, fytyra, syri, dora, këmba, ardhja, zbritja në qiellin e dunjasë, ngritja mbi arsh, të qeshurit dhe gëzimi. Allahu (subhanehu ue te ala) i tha Musait (alejhis-selam):
وَاصْطَنَعْتُكَ لِنَفْسِي
“Dhe Unë të zgjodha ty për Veten Time (për shpalljen).” 1
وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَى عَيْنِي
”E Unë të mbulova me dashurin Time dhe ti u rrite nën syrin Tim.” 2
كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ
”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.” 3
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
”E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, që është e madhëruar dhe e nderuar!” 4
وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
”Jehudët thanë: ”Duart e Allahut janë të mbyllura (Ai nuk dhuron dhe nuk shpenzon nga begatitë e Tij)!” Qofshin të mbyllura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata, për çfarë u nxori goja! Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira. Ai shpenzon nga Begatitë e Tij ashtu siç do Ai.” 5
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” 6
وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
”Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” Zumer, 39:67
هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ اللّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلآئِكَةُ
“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve me engjëjt?”8
وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا
“Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!” 9
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi fron.” 10
الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ الرَّحْمَنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا
“Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj Ai u ngrit mbi arsh. Ai është Mëshiruesi. Kështu pra, pyete Atë, sepse Ai është el-Khabir (i Mirënjohuri për gjithçka.” 11
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Kur një e treta e fundit e natës mbetet, Allahun zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: ”Kush më lutet që Unë ti përgjigjem? Kush kërkon nga Unë që Unë t’i jap atij? Kush kërkon nga Unë falje që ta falë atë?” 12
Enesi transmetoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Vazhdimisht do të hidhen në xhehenem dhe xhehenemi do të thotë:
هَلْ مِن مَّزِيدٍ
”A ka më?” 13
derisa i Plotfuqishmi do të vendos këmbën e Tij mbi të dhe xhehnemi do të thotë: ”Mjaft, mjaft.” 14
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Njeriu i fundit që hyn në xhenet ecën dhe rrëzohet në rrugën e siratit dhe digjet nga zjarri. Kur ai e kalon atë, kthehet mbrapa dhe thotë: “I Madhërishëm është Ai që më shpëtoi prej teje!” Atëherë ngrihet një pemë para tij në mënyrë që ai thotë: “O Zoti im! Më lejo ti afrohem asaj”, dhe i afrohet asaj. Pastaj Allahu i thotë atij: “O njeri! A kënaqesh që Unë ta jap ty sa tërë dunjaja dhe edhe një herë sa ajo?” Ai përgjigjet: “O Zot! A po tallesh me mua ndërsa Ti je Zoti i krijesave?”
Ibn Mesudi qeshi dhe tha: “A nuk po më pyesni pse unë qesha? Kështu veproi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe qeshi. Pastaj ai pyeti: “A nuk po më pyesni pse unë qesha?” Ata thanë: “Pse po qesh?” Ai u përgjigj: “Për shkak se Zoti i krijesave qeshi kur ai i tha: “O Zot! A po tallesh me mua ndërsa Ti je Zoti i alemin-it (Zoti i gjithë botëve, i gjithësisë dhe i gjithë ç’është në të, Zoti i njerëzve dhe i xhinëve)?” Atëherë Allahu (te ala) përgjigjet: “Unë nuk po tallem me ty, por Unë kam mundësi të veprojë gjithçka që dua.” Pastaj Allahu e futë atë në xhenet.” 15
Xhabiri ka thënë se ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Allahu (azze ue xhel) do të thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata do të thonë: “Jo përderisa të shohim.” Pastaj Ai iu shfaqet atyre duke qeshur.”
Ai tha: “E kam dëgjuar të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) duke e thënë këtë.” 16
Enesi dhe të tjerët treguan se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Tij se kur dikush nga ju gëzohet për devenë e tij mbi të cilën ai e ka ushqimin dhe pijen e tij, e gjen atë nën pemën nën të cilën fjeti dhe thotë: ”O Allah! Ti je robi im dhe unë jam Zoti Yt.” 17
Këto dhe të ngjashme janë cilësitë e Allahut (te ala). Ato përmenden në Kuran dhe në Sunnet dhe duhet të besohen dhe të kuptohen fjalë për fjalë. Ato nuk do të interpretohen apo të krahasohen me cilësitë e krijesave. Duhet të besojmë se Krijuesi (subhanehu ue te ala) nuk u ngjanë cilësive të krijesave të Tij në asnjë mënyrë. Po ashtu qenia e Tij nuk i ngjanë qenies së krijesave. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 18
Në këtë mënyrë besuan Selefët e umetit dhe dijetarët e Ehl-us-Sunnetit. Ata të gjithë i besuan dhe i pranuan ato. Përveç kësaj ata iu shmangën krahasimit dhe interpretimit. Ata dijen rreth tyre ia lanë Allahut (azze ue xhel). Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë në lidhje me ata me dije rrënjosur thellë:
وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا
Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: “Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë. 19
Sufjan bin Ujejneh tha:
“Interpretimi i çdo gjëje që Allahu e ka përshkruar Veten me të në Librin e Tij është që ta lexosh atë dhe të heshtësh. Askush tjetër përveç Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) nuk ka të drejtë t’i interpretoj ato.”
Një burrë i tha Enes bin Malikut:
“O Ebu Abdil-Lah!
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.”
Si u ngrit Ai?”
Ai u përgjigj:
”Ngritja është e njohur. Mënyra se si është e pakapshme. Është e detyrueshme që të besojmë në të dhe të pyesësh për të është bidat. Unë nuk mendoj se ti je diçka tjetër pos se i devijuar.” Pastaj ai urdhëroi që ai të dëbohet nga xhamia.
El-Ualid bin Muslim ka thënë:
“E pyeta el-Euzain, Sufjan eth-Theurin dhe Malik bin Enesin në lidhje me hadithet në lidhje me cilësitë e Allahut dhe shikimin në Të. Ata thanë: “Merrini ato ashtu sikurse kanë ardhur pa hyrë se si janë.”
Ez-Zuhri tha:
“Sqarimi i përkiste Allahut, kumtimi i përkiste të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe neve na përket nënshtrimi.”
Disa prej Selefëve thanë:
“Këmba e Islamit nuk është e qëndrueshme pa nënshtrim.”
Lidhur me fjalët e Allahut:
وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاء
”Arshi i Tij ishte mbi ujë.”20
Ebul-Alijeh tha:
”… pastajاستوى Ai إلى qiellit…”
Do të thotë se Ai u ngritë:
فَسَوَّاهُنَّ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ
”… dhe i përsosi ata shtatë qiej…”
do të thotë se Ai i krijoi ato.”
Muxhahidi tha:
”Se Ai استوى do të thotë se Ai u ngrit mbi arsh.”
1 Ta Ha 20:41
2 Ta Ha 20:39
3 El-Kasas 28:88
4 Err-Rahman 55:26-27
5 El-Maideh 5:64
6 Sad 38:75
7 Ez-Zumer 39:67
8 El-Bekare 2:210
9 El-Fexhr 89:22
10 Ta Ha 20:5
11 El-Furkan 25:59
12 Bukhari (7494) dhe Muslimi (758).
13 Kaf 50:30
14 Bukhari (4848), Muslimi (2188), Ahmedi (3/129), Tirmidhi (3272), Nesai në ”el-Kubra” (7719), Darimi në ”er-Rad ala Bishr el-Marisi, fq. 69, el-Bejahki në ”el-Esma ues-Sifat”, fq. 348-349, Ibn Khuzejmeh në ”et-Teuhid”, fq. 92-93, dhe Ibn Mandeh në ”er-Rad alal-Xhehmijjeh”, fq. 42, i cili tha:
“Hadithi është i konfirmuar sipas konsensusit.”
15 Ahmedi (5/269), Muslimi (187), Ibn Mandeh (661) dhe të tjerë.
16 Muslimi (191) dhe Ahmedi (3/383).
17 Bukhari (11/91) dhe Muslimi (2675).
18 Esh-Shura 42:11
19 Al-Imran 3:7
20 Hud 11:7