Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu burri ka gradë mbi gruan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Kerim, el-Bakareh (3/106-107)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ

“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrat kanë një gradë mbi to.”1

17 – Nga ky ajet mësohet se, njeriu duhet të ruhet dhe të mos flet fjalë gjithëpërfshirëse në ato raste aty ku ka drojë të përgjithësohen. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ

“E burrat kanë një gradë mbi to.”

Kjo do të thotë se burrat kanë më shumë të drejta se sa gratë. Prandaj, gruaja duhet t’i bindet burrit, por jo anasjelltas.

Allahu (te ala) ka thënë:

و االاتي تخافون نشوزهن فعظوهن و اهجرون في المضاجع

 “Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). En-Nisa, 4:34

Kjo është domethënia e gradës. Burri ka një gradë më të lartë se gratë nga disa aspekte; mendje, trup, fe, kujdestari, furnizim të familjes, trashëgimia dhe dhuratat.

1 – Mendja. Mendja e burrit është më e fuqishme se e gruas. Profeti ka thënë:

”Unë nuk kam parë askënd me mendje dhe fe të mangët se sa ju gratë. Saqë e bënë një burrë mendjemprehtë të humbet mendjen e tij.” Ata thanë: ”Çka është mangësia në lidhje me mendjen dhe fenë?” Ai u përgjigj: ”Mangësia në mendje qëndron në atë se Allahu lejoi që dëshmia e dy grave të përbëjë dëshminë e një burri. Feja e tyre është e mangët sepse ka ditë kur ajo nuk agjëron dhe nuk falet.”3

2 – Trupi. Trupi i burrit është më i plotësuar se i gruas. Ai është më aktiv se gruaja. Ai është më i fortë fizikisht.

3 – Feja. Feja e burrit është më e plotësuar se e gruas;

Feja e tyre është e mangët sepse ka ditë kur ajo nuk agjëron dhe nuk falet.”

Prandaj, burri k disa obligime të cilat nuk janë obligim për gruan, si është lufta

4 – Kujdestaria. Burri dominon kur është fjala për kujdestarinë. Allahu (subhanehu ue te ala) ka bërë burrin që të jetë përgjegjës dhe kujdestar për gruan. Burrat janë përgjegjës për gratë për shkak të përparësive që u janë dhënë atyre. Prandaj, gruas nuk i lejohet që të posedoj ndonjë pozitë udhëheqjeje në pushtet, sikurse pozitë ministrore apo ndonjë gjë tjetër. Gratë nuk kanë asnjë të drejtë të kenë një pozitë mbikëqyrjeje në pushtet. Një popull që udhëhiqet nga një grua nuk mund të ketë sukses.

5 – Furnizimi. Është burri që e furnizon gruan. Profeti ka thënë:

“Me qenë se dora e lartë është më e mirë se dora e poshtme. Fillo me atë që është nën ty.”4

Dora e lartë jep, ndërsa ajo e poshtme merr.

6 – Trashëgimia. Burri trashëgon dy herë më shumë se gruaja.

18 – Një tjetër dobi nga ajeti është se, burrat të cilët janë një gradë më lartë se gratë janë ata që kanë karakteristika të burrave. Por burri që e imiton një grua është më i keq se ajo. Sepse ai ka shkuar nga të qenit i përsosur në të qenurit i mangët. Prandaj, i dërguari i Allahut mallkoi burrat që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat; asnjërit nuk i lejohet që të merr karakteristikat veçuese të tjetrit.


1 2:228.

3 Bukhari (304) dhe Muslimi (80).

4 Bukhari (1427), Muslimi (1042) dhe Tirmidhi (680).

Shpërndaje: