Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/341-342)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
129 – Musaddad na tregoi: Mu’tamir na tregoi: E kam dëgjuar babai im duke thënë: E kam dëgjuar Enes bin Malikun të thotë: Mu bë me dije se Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Muadh bin Xhebelit:
”Ai që e takon Allahu pa adhuruar diçka karshi Allahut do të hyjë në Xhenet.” Ai të mos u tregojë këtë njerëzve?” Ai u përgjigj: ”Jo. Unë kam frikë se ata do të mbështeten në këtë.”
Ky kapitull është i rëndësishëm dhe bën fjalë për të marrë në konsideratë gjendjen e njerëzve kur ti mësosh ata. Nëse ke frikë se dituria do të keqkuptohet nuk duhet ta tregoshë atë. Sepse është më e rëndësishme për të parandaluar disavantazhet se sa të sjellësh përfitime. Prandaj Aliu tha:
”Flisni me njerëzit për atë që ata e dinë. A dëshironi që ta përgënjeshtrojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem?”
Do të thotë ajo që ata mund ta dinë dhe jo ajo që ata tashmë e dinë, sepse ata nuk kanë nevojë të dinë atë që ata tashmë e dinë. Tregoju atyre atë çfarë ata mund të dinë dhe jo atë që ata nuk mund ta dinë. Ai radijAllahu anhu e shpjegoi arsyen dhe tha:
“A dëshironi që ta përgënjeshtrojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem?”
Nëse u tregon njerëzve të thjeshtë diçka që ata nuk e dinë, edhe pse ajo është nga Kurani dhe Sunneti, ata thonë se kjo është një fe e re dhe të refuzojnë atë.
A do të thonë se ne nuk duhet t’u tregojmë të vërtetën njerëzve? Jo. Ne duhet ta tregojmë të vërtetën, por ne duhet të presim për kohën e duhur në mënyrë që ata ta pranojnë të vërtetën në mënyrë të duhur. Kjo bëhet në mënyrë që ne të fillojmë nga poshtë dhe pastaj duke shkuar gradualisht lart.
Kur disa vëllezër dua të flasin për një nga cilësitë e Allahut ata fillojnë të bëjnë me duar. Ata thonë për shembull se Allahu do të vë qiellin në një gisht, tokat në një tjetër dhe përmendin pesë gishtat e mbetur e cila përmendet në hadithin e Ibn Mesudit1 dhe tregojnë me duar. Kjo është e ndaluar. Kush të ka thënë ty se gishtat e Allahut janë sikurse gishtat tuaj?
Në qoftë se flet me njerëzit e thjeshtë në këtë mënyrë, ata do të krahasojnë Allahun në krijesat sepse ata nuk kuptojnë. Nëse dikush thotë se Profeti salAllahu alejhi ue selem bëri me gisht drejt syrit të tij dhe veshit të tij kur ai lexoi:
إِنَّ اللّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا
”Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.” 1
unë them se ka një dallim në mes të veprimit tuaj dhe veprimit të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe mes atyre që shikonin në të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem dhe atyre që të shikojnë ty.
_____________________________
1 Bukhari (4811) dhe Muslimi (2786).
2 4:58