Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi
Burimi: https://twitter.com/AbduazizCenter/status/553592071622098944/photo/1
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ
”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6
Ti e mbron veten kundër zjarrit duke kryer urdhëresat e Allahut dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij. Fëmijët dhe gratë mbrohen kundër zjarrit në qoftë se i edukon ata, i mëson ata dhe i detyron që të kryejnë urdhëresat e Allahut. Kur ti u jep atyre diçka për të ngrënë dhe kujdesesh për trupat e tyre, ti e kryen detyrën tënde dhe t’i shpërblehesh për të. Çfarë është më e madhe se kjo është që ti të kujdesesh për zemrat dhe shpirtrat e tyre dhe t’u mësosh atyre dije të dobishme dhe njohuri të besueshme.