Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu luftohet ektremizmi dhe Tekfiri

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij 

Burimi: el-Ghuluv ue Asbabuh ue Ilaxhuh, fq. 154-157

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Si luftohet ekstremizmi dhe Tekfiri?

Përgjigje: ”Ekstremizmi dhe Tekfir mbi myslimanët (e cila ështe sprova e Hauarixhëve) luftohet në disa mënyra duke përfshirë:

1 – Duhet shkruar në lidhje me Xhihadin e saktë dhe kushtet e tij.

2 – Duhet paralajmëruar me shkrim dhe me argumente kundër Hauarixhëve. Thëniet e Selefëve rreth tyre duhet të sqarohen dhe duhet sqaruar se Hauarixhët janë një sekt i devijuar.

3 – Duhet shkruar se sa e shenjtë është jeta e myslimanëve, pasuria dhe nderi i tyre.

4 – Duhet paralajmëruar me shkrim ndaj sekteve të mëposhtme: Ikhuanu Musliminëve, Sururive, Kutbive, Hizb-ut-Tahrir dhe Xhematit Teblig. Duhet qartësuar se ato janë sekte të dënuara. Ata neglizhojnë Teuhidin dhe idhujtarinë, dhe nuk sqarojnë se sa serioze është idhujtaria. Gjithashtu duhet qartësuar se si ata i edukojnë njerëzit me Tekfir, me metodologjinë e Hauarixhëve dhe adhurojnë me bidate.

5 – Duhet paralajmëruar me shkrim ndaj individëve të mëposhtëm:

A – Sejid Kutubit. Tekfirit të tij, nxitjeve të tij për revoltë, injorancës së tij rreth Teuhidit, shpifjes ndaj profetit të Allahut Musait salAllahu alejhi ue selem dhe shpifjes tij ndaj sahabëve radijAllahu anhum duhet të sqarohet.

B – Hasan el-Benna. Sufizmi i tij, injoranca e tij rreth Teuhidit, idhujtarisë së tij dhe thirrjes së tij në adhurime të shpikura.

C – Llojet e liderëve tek Ikhuanu Musliminët, Sururitë dhe Kutubitë. Gabimet e tyre duhet të sqarohen dhe duhet të paralajmërohet kundër tyre.

D – Librat e Hizbive. Gabimet e tyre serioze duhet të sqarohen. Duhet paralajmëruar ndaj tyre dhe autorëve të tyre. Libraritë duhet të zbrazen prej tyre në përgjithësi dhe bibliotekat e shkollave në veçanti.

E – Pozicionet drejtuese sikurse dhënia e leksioneve dhe puntorë biblioteke duhet të jenë në duart e merituara, tek studentët e fortë në dije Selefi që mund ta bartin këtë përgjegjësi sikurse duhet.

F – Audio kasetat që përmbajnë bërjën Tekfir mbi myslimanët, nxisin në kryengritje ndaj vendit dhe nxisin njerëzit e thjeshtë në këtë duhet të kontrollohen, të shkatërrohen dhe të ndalohen.

G – Udhëtime dhe ekskursionet e natës duhet të ndalohen për derisa organizatorë që nuk janë të njohur për metodologjinë e saktë. Në përgjithësi aktivitetet e tilla zakonisht kanë qëllim të keq.

H – Subjekti duhet të përfshihen në programin shkollor që mësuesit duhet të ndjekin. Ata që nuk e bënë këtë duhet të dënohet.

Shruar nga Ahmed bin Jahja en-Nexhmij

28-11-1425

Shpërndaje: