Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (20/21)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të agjërojmë 6 ditët e Sheualit kur të duam apo ato janë të kufizuar në kohë? A bëhet i detyrueshëm agjërimi i tyre pastaj për çdo vit?
Përgjigje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Të agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheual është sikurse të agjërosh një vit të tërë.”
Transmeton Muslimi (1164).
Këto 6 ditë nuk kanë një datë specifike në Sheual. Besimtari mund t’i agjërojë ato kur të dëshiroj gjatë muajit. Ai mund t’i agjërojë ato në fillim, në mes dhe në fund të muajit. Ai mund të ndajë ditët nëse dëshiron. Çështja është e hapur. Sidoqoftë është mirë t’i agjërosh ato në fillim të muajit dhe me radhë sepse kjo është nxitim për në vepra të mira. Por siç thashë çështja nuk është e kufizuar. Ai mundet t’i agjërojë ato me radhë dhe të ndara. Është gjithashtu e padëmshme t’i agjërosh një vit, e të mos i agjërosh vitin tjetër sepse ato janë nafile e jo farz.