Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (8)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–14340429.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Thuhet se avreti i gruas para një gruaje tjetër është ajo që është mes kërthizës dhe gjunjëve …
Përgjigje: Jo. Kjo është gabim. Avreti i gruas para një gruaje tjetër është ajo që është avret për të para mahremëve të saj meshkuj. A i lejohet asaj që të shfaq para babait ose vëllait të saj çdo gjë tjetër pos asaj që është në mes të kërthizës dhe gjunjëve? Këtë nuk e bënë një grua muslimane. Një grua me një grua është si një grua me maharimët e saj meshkuj. Kështu ka thënë Allahu në suren “en-Nur”:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane).“ 24:31
Ai lejoi gratë të trajtohen si mahremët meshkuj; ajo nuk duhet të shfaq para grave të tjera përveç asaj që ajo shfaq para mahremëve të saj meshkuj. Askush nuk thotë se asaj i lejohet të shfaq kërcit e saj, gjoksin dhe shpinën para maharimëve të saj meshkuj. Askush nuk e thotë këtë.