Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan
Burimi: Makanetul Mer’eti fil Islam, fq. 555
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Le të flasim për shoqërinë e sotme moderne të Lindjes dhe Perëndimit, e cila i ka trajtuar gratë më keq se në kohën e parë të injorancës.
Shoqëria e sotme e ka ekzagjeruar në aspektin e të drejtave të grave, ajo e ka ngritur gruan nga pozicioni që Allahu i ka dhënë asaj, ajo e ka nxjerr atë nga vendi i saj. Shoqëria e sotme ulërit që gruaja të largohet nga shtëpia e saj, në të cilën Allahu e ka vendosur që të jetë vendi i punës së saj.
Shoqëria e sotme dëshiron që gruaja të braktisë shtëpinë e saj, për të punuar së bashku me burrat, duan që të mos ketë asnjë dallim midis burrit dhe gruas në zyrë, duan që të mos ketë asnjë dallim midis burrit dhe gruas në botën e biznesit sikurse duan që të mos ketë asnjë dallim midis burrit dhe gruas kudo, në çdo aspekt, duan ta trajtojnë gruan si burrë, madje ajo duhet të vesh xhaketë dhe pantallona si burrat. Nuk duan të ketë asnjë dallim midis tyre.
Shoqëria e ka ndaluar gruan nga të drejtat dhe pozita e saj dhe i ka dhënë asaj të drejtat e burrit, e ka detyruar atë me obligime ndaj të cilave nuk mund t`i përballoj dot e vetme dhe në këtë mënyrë ajo është e lodhur (kanë bërë që ajo të jetë e rraskapitur dhe e pafuqishme për asgjë tjetër kur mbaron punën)
Gruaja e ka kapacitetin e saj të kufizuar, ndërsa burri ka aftësitë e tij. Secila gjini vepron atë që është e përshtatshme për të. Burri punon jashtë shtëpisë, burri është ai që shet, blen, udhëton dhe lufton për hir të Allahut.
Shoqëria e sotme e ka shkatërruar këtë fushë për gruan. Ajo i thotë gruas që të dalë jashtë shtëpisë apo se ajo është e shtypur. Ajo i thotë gruas se ajo nuk duhet vetëm të rri në shtëpi. Ajo i thotë gruas që të dalë në rrugë dhe të punojë me burrat. Ajo i thotë asaj se ajo nuk është aspak auret (pjesë e turpshme) apo se edhe ajo është një qenie njerëzore.
Kështu ata flasin, kështu ata shkruajnë në librat, gazetat dhe revistat e tyre. Ata propagandojnë në këtë lloj mënyre.