Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (14)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë dhe nëna ime e kemi bërë haxhin këtë vit. Kemi dëgjuar se si disa studentë thanë se është e lejuar për të hedhur guralecët (në xhemarat) para drekës në ditën e 12. Prandaj e shfrytëzuam rastin i hodhëm guralecët dhe bëmë tavaf para drekës. Cili është gjykimi mbi haxhin tonë?
Përgjigje: Gjatë ditëve të teshrikut nuk është e lejuar për të hedhur guralecët para drekës sepse koha ende nuk ka filluar. Kjo është sikurse ta falësh namazin para se të ketë hyrë koha e tij. Koha e hedhjes së guralecëve fillon kur dielli ta ketë lënë zenitin, që do të thotë kur të ketë hyrë dreka. I dërguari ﷺ dhe shokët e tij pritnin derisa të ketë hyrë koha. Ata nuk hidhnin gurët deri sa dielli ta kishte braktisur zenitin. Ai hodhi guralecët para se ta falte drekën. Së pari ai ﷺ hodhi guralecët dhe pastaj fali namazin e drekës. Kjo është koha për hedhjen e guralecëve.
Ai që hedh guralecët para se dielli ta braktis zenitin, ai hedh guralecët para se të ketë hyrë koha dhe prandaj veprimi është i pavlefshëm. Ai është i detyruar që të bëjë dëmshpërblimin dy herë. Një herë për hedhjen e guralecëve para kohës së vet dhe një herë për tavafin përfundimtarë që duhet të jetë rituali i fundit. Personi ende nuk ka hedhur guralecët pasi që dielli ta ketë braktisur zenitin. Prandaj ai duhet të bëjë dy dëmshpërblimin; një për hedhjen e guralecëve dhe një për tavafin përfundimtarë. Këtu i keni frytet e të pyeturit njerëzit që nuk janë të besueshëm dhe njerëz injorantë apo njerëzit që i marrin me lehtësi gjërat dhe çështjet.