Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824
Përktheu: Valdet Gashi
Prej virtyteve të agjërimit janë ato që përmenden në hadith:
“Agjëruesi përjeton gëzimin dy herë; një herë kur ai e prish agjërimin dhe një herë kur takon Zotin e tij.”
Gëzimi që përjetohet gjatë prishjes së agjërimit është i natyrshëm sepse ai ka qenë i ndaluar të hajë dhe të pijë. Ai mund të jetë i uritur ose i etur. Kur atij përsëri i lejohet të hajë dhe të pijë, ai natyrisht do të jetë i lumtur. Por nëse ai synon të forcohet në mënyrë që të adhurojë Allahun (subhanehu ue te ala), ushqimi dhe pijet e tij bëhen adhurim. Mjetet kanë gjykimin e qëllimit.
E njëjta gjë vlen edhe për gjumin gjatë ditës dhe natës. Nëse ai synon të forcojë veten për të agjëruar dhe për t’u falur gjatë netëve, gjumi i tij bëhet një adhurim. Edhe pse këto fenomene janë të zakonshme, ato mund të bëhen adhurime nëse qëllimi është forca për adhurim.
Gjumi në fjalë është gjumi në kohë. Mund të jetë një sy gjumë gjatë ditës ose gjatë pjesës së parë të natës. Ky gjumë kërkohet nga sheriati dhe zakoni. Ky gjumë e forcon adhurimin e një personi ndaj Allahut (azze ue xhel).
Sa për atë që fle shumicën e ditës dhe nuk falet me kohë dhe me xhemat, gjumi i tij është mëkat për të cilin ai do të dënohet. Shumë njerëz e bëjnë këtë. Ata flenë shumicën e ditës ose ndoshta edhe gjatë tërë ditës dhe nuk falen. Ky është një mëkat i madh. Ata do të dënohen për këtë gjumë. Gjumi duhet të mbahet gjatë kohës së tij dhe në varësi të nevojës. Fjetja nuk duhet të bëjë që të ndalohesh nga falja e namazit në kohë dhe me xhemat.