Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kështu sillej Umeri me ata që merrnin ryshfet

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A´lam-in-Nubala 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

10 – Zejd bin Aslam tregoi se babai i tij Aslam tha:

“Kur Umeri më dërgonte tek njëri prej bijve të tij, ai e kishte zakon t’i thoshte: “Mos i trego atij se pse të kam dërguar”, sepse kishte frikë që shejtani ta shtyej atë që të gënjej! Një ditë gruaja e Ubejdullah bin Umerit erdhi tek ai dhe i tha: “Ebu Isa as nuk po më blen ushqim e as rroba.” Umeri tha: “Kush është Ebu Isa?” Ajo tha: “Djali yt.” Pastaj ai tha: “A ka Isa një baba?” Prandaj ai më dërgoi tek ai dhe më tha: “Mos i thuaj atij asgjë.” Kur hyra tek ai pashë se ai kishte një gjel dhe një pulë. Unë i thashë: “Përgjigjju babait tënd.” Ai tha: “Çfarë dëshiron ai?” Unë i thashë: “Ai më tha që të mos të tregojë”. Pastaj ai tha: “Unë do të të jap një gjel dhe një pulë.” Unë i kërkova atij që të mos i thotë asgjë Umerit dhe pasaj i tregova se për çfarë më kishte dërguar. Ai më dha gjelin dhe pulën. Kur u ktheva tek Umeri ai më pyeti: “A i tregove atij?” Betohem në Allahun se unë nuk munda t’i them ”jo” dhe i thashë: “Po.” Ai më pyeti: “A të dha ryshfet?” Unë i thashë: “Po.” Ai më kapi dorën time me dorën e tij të majtë dhe fillojë të më rrah me kamxhik kështu që unë kërceja rreth. Ai tha: “Ti duhet të fshikullohesh.” Pastaj tha: “A është emri yt  Ebu Isa? A ka Isa baba?”1,2.

_______________________________

1 Ibn Asakir tha: ”Këtu iu drejtohet Ubejdullahit.” (Nihajat-ul-Khabar (2/408))

2 4/99-100.

Shpërndaje: