Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadîth es-Sahihah (1/1/235-236)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
118 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Vetëm sa nuk ka ardhur koha kur njerëzit do të pyesin njëri-tjetrin, derisa njëri prej tyre thotë: “Allahu krijoi krijesat, por kush e krijoi Allahun (azze ue xhel)?”
Nëse ata e thonë këtë ju duhet të thoni:
”Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 112:1-4
Pastaj ai duhet të pështyjë tri herë në të majtë dhe të kërkojë mbrojtje kundër shejtanit.”
Transmetuar nga Ebu Davudi (4732) dhe Ibn-us-Sunni (621) nëpërmjet Muhammed bin Is’hakut i cili tha: “Më tregoi Utbe bin Muslim, nga Ebu Seleme bin Abdir-Rahman i cili tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke e thënë këtë.
Ky zinxhir i transmetimit është i mirë. transmetuesit e tij janë të besueshëm dhe Ibn Is’haku tha se dëgjoi këtë transmetim.
Këto hadite autentike dëshmojnë se është e detyrueshme për atë të cilit i bën vesvese shejtani, se “Kush e ka krijuar Allahun?” ti ik debatit dhe në vend të kësaj ta refuzojë atë me atë që është ligjësuar në hadithin e përmendur, përkatësisht:
آمنت بالله و رسله اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ
”I kam besuar Allahut dhe profetëve të Tij. Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe s’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me Të!”
Pastaj ai duhet të pështyj tri herë në të majtë dhe të lutë Allahun që ta mbrojë nga shejtani. Pas kësaj, ai duhet të injorojë vesveset. Unë besoj se ai që e bënë këtë nga bindja në Allahun dhe të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe sinqerisht, ai largon vesveset patjetër dhe e mposhtë shejtanin e tij, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kjo do t’ia largojë atë.”
Ky mësim fisnik dhe profetik është i shëndetshëm dhe më i mirë kundër vesveseve, se sa një debat racional. Rrallë herë që një debat është i dobishëm në këto raste. Për fat të keq shumica e lënë pas dore këtë mësim fisnik dhe profetik. O muslimanë! Jini të vëmendshëm për këtë, mësojeni Sunnetin e profetit tuaj (salAllahu alejhi ue selem) dhe praktikone atë. Në të e keni kurimin dhe forcën.
1 112:1-4