Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (8)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf_1431-07-29.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për ti bashkuar dy namaze? Këtu në Angli ne e bashkojmë namazin e akshamit me atë të jacisë gjatë verës. Shumë imamë në xhami e lejojnë këtë, sepse shenjat dalluese të hyrjes së kohës së jacisë nuk duken gjatë verës.”
Përgjigje: ”Kjo pyetje i është bërë Akademisë së Fikhut në Mekë, Akademisë Ndërkombëtare Islame dhe Komisionit Kibarul-Ulema. Çështja ka të bëjë me vendet ku nata dhe dita ndryshon. Shembuj të këtyre vendeve janë vendet skandinave, të cilat kanë gjashtë muaj vetëm ditë dhe gjashtë muaj vetëm natë. Dijetarët kanë dy mendime të ndryshme në këtë çështje.
Disa thonë se ata duhet të pasojnë vendin më të afërt që ka ditë dhe natë gjatë një dite.
Të tjerët thonë se ata duhet të pasojnë takvimin e Mekës.
Disa dijetarë thonë se ata të cilët kanë ditë dhe natë gjatë njëzetekatër orëshit i falin namazet e natës gjatë natës dhe namazet e ditës gjatë ditës pa marrë parasysh gjatësinë.
Janë duke u bër hulumtime ende në këtë çështje. Ata nuk kanë ardhur me ndonjë përgjigje përfundimtare. Unë nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje tani. Ajo duhet ti paraqitet Komisionit Kibar-ul-Ulema apo el-Lexhnah ed-Da’imeh. Ata mund ta shqyrtojnë atë sipas asaj që ka ardhur nga akademitë apo Komisioni Kibar-ul-Ulema.