Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këta e transmetojnë El-Uasitijjeh të Ebu Hanifes

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 76

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur Imam Ebu Hanife ishte në shtratin e vdekjes thuhet se ai ka shkruar librin “el-Uasijjeh”. Libri ka të bëjë me çështjet e besimit. Hanefitë e pranojnë këtë libër dhe gjithashtu përmendin zinxhirin e tij të transmetimit. Muhammed bin el-Murtadha ez-Zabidi ka thënë:

“Libri përmendet nga Imam Sarim el-Misri në “Nadhm ul-Xhuman” dhe prej atyre të më vonshmëve nga el-Kadhi Takijj-ud-Din et-Temimi në “Et-Tabakat es-Sanijjeh”.1

Libri transmetohet nga Ebu Dhahir Muhammed bin Mehdi el-Husajni, nga Is’hak bin Mansur el-Misjari, nga Ahmed bin Ali es-Sulejmani, nga Hatim bin Akil Xhauhari, Ebu Abdil-lah Muhammed bin Sama’ah et-Temimi, nga Ebu Jusufi, Imam Ebu Hanife2.

Zinxhiri është një zinxhir me individë të panjohur. Ebu Dhahir Muhammed bin el-Mehdi el-Husajni, Is’hak bin Mensur el-Misjari, Ahmed bin  Ali es-Sulejmani dhe Hatim bin Akil el-Xhauhari janë katër persona të panjohur gjendja e të cilëve as nuk qartësuar në biografitë e Hanefive. Një libër me një zinxhir transmetimi si ky nuk mund t’i atribuohet Imam Ebu Hanifes (rahimehullah).


1 Ittihaf-us-Sadah el-Muttakin bi Sherh Ihja Ulum-id-Din (2/14).

2 Shih ”Usul-ud-Din inda Ebi Hanifeh”, fq. 139

Shpërndaje: