Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këta janë dijetarët tanë, e ku janë dijetarët tuaj?! 1

Imam Shemsud-Din bin Abdil-Hadi el-Makdisi 

Burimi: El-Istiua alel-Arsh, qf. 50-52

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

1) Imam Hamad bin Zejd (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kam dëgjuar Ejub es-Sikhtijanin duke përmendur Mutezilitë, e tha: “Besimi i tyre sillet rreth thënies se nuk Zot përmbi qiej.”

2) Imam El-Euzai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ne kemi jetuar në kohën kur kishte gjallë Tabi’inë dhe ne e kishim zakon të themi: “Allahu (Azze ue Xhel) është mbi Fronin e Tij, ne i besojmë Cilësitë e Tij që janë përmendur në Sunnet.”

3) Imam Ibën Kudameh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Më është bërë e ditur se Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kushdo që mohon se Allahu është mbi qiej, ai ka dalë nga feja.”

4) Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Allahu është mbi qiej dhe dituria e tij është gjithkund.” Ai gjithashtu ka thënë: “Ngritja e Allahut është e njohur dhe mënyra “si” është e panjohur. Është e detyrueshme që këtë ta besojmë, të pyeturit rreth saj është risi.”

5) Hammad bin Zejd (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në lidhje me Xhehmitë: “Ata duan të thonë se nuk ka zot përmbi qiej.”

6) Ali bin el-Hasan bin Shekik (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “E pyeta Ibnul-Mubarakun: “Si duhet ta njohim Zotin tonë?” Ibnul-Mubaraku (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: “Ta dish se Ai është përmbi shtatë qiej mbi Fronin e Tij. Ne nuk e themi atë që Xhehmitë e thonë se Ai është në tokë.”

7) Abdurr-Rrahman bin Mehdi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Xhehmitë duan të mohojnë se Allahu i ka folur Musait dhe se Allahu është mbi Arsh. Unë mendoj se ata duhet të pendohen, ose pendohen ose duhet të ekzekutohen.”

8) Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sunneti që ne pasojmë dhe të cilin e kam parë që e pasonin Ehlul-Hadithi, si: Sufjani, Maliku dhe të tjerët, është që të konfirmosh se nuk ka Zot tjetër të vërtet përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut… derisa ai tha: …dhe se Allahu është mbi Fronin e Tij, mbi qiellin e Tij. Ai i afrohet krijesave të tij si të dojë, dhe Ai zbret në qiellin më të ulët, si të dojë.”

9) Ali bin Asim (Allahu e mëshiroftë!)- mësuesi i Buhariut (Allahu e mëshiroftë!)- ka thënë: “Kam debatuar me një Xhehmi dhe e vura re se ai nuk beson që ka Zot mbi qiell.”

Jahja bin Me’in (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Asim ishte zotëria i myslimanëve.”

10) El-Abas ed-Deuri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Pasi Ebu Ubejd el-Kasim bin Selam (Allahu e mëshiroftë!) përmendi kapitujt që flasin për Shikimin e Allahut, për mbështetësen e këmbëve, për të qeshurit e Zotit tonë dhe se ku ishte Zoti ynë (para krijimit), e dëgjova duke thënë kështu: “Këto hadithe janë autentike. Dijetarët e Hadithit dhe të fikhut ia kanë treguar këto hadithe njëri-tjetrit. Unë nuk kam asnjë dyshim se ato janë autentike. Por në qoftë se ne pyetemi se si Ai i ka vendosur këmbët e Tij, si qesh Ai, atëherë themi se ne as nuk e komentojmë këtë dhe as nuk kemi dëgjuar dikë ta komentojë këtë.”

Shpërndaje: