Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këta lejohet të bojkotohen më gjatë se tre ditë

Imam Zejn-ud-Din bin Raxhab el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Xhami-ul-Ulum uel-Hikam, fq. 401-402

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Bukhari dhe Muslimi kanë transmetuar se profeti ka thënë:

“Nuk është e lejuar për muslimanin që të bojkotojë vëllain e tij musliman për më gjatë se tre ditë.”

Ebu Davudi ka transmetuar se profeti ka thënë:

“Ai që bojkoton vëllain e tij për një vit të tërë është sikurse të ketë derdhur gjakun e tij.”

E gjithë kjo ka të bëjë me bojkotin për shkak të shkaqeve materiale. Bojkotimi për arsye fetare mund të zgjasë më shumë se tri ditë, tha Imam Ahmedi. Ai argumentoi me tre sahabët që munguan në një luftë dhe pastaj u bojkotuan me urdhrin e profetit sepse ai kishte frikë se ata ishin hipokritë. Imam Ahmedi lejoi që bidatçitë e mëdhenj dhe thirrësat që thërrasin në sekte të bojkotohen.

El-Khattabi tha se babait i lejohet që të bojkotojë fëmijën e tij dhe bashkëshortit i lejohet të bojkotojë gruan e tij më gjatë se tri ditë nëse qëllimi është edukativ sepse profeti ﷺ i bojkotoi gratë e tij për një muaj të tërë.

Shpërndaje: