Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë duhet vepruar për të hyrë në xhenet

Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi

Burimi: Taufik-ur-Rabb el-Mun’im bi Sherh Sahih-il-Imam Muslim (1/69-70)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Muslimi ka thënë:

14 – Ebu Bekr bin Is’hak na tregoi: Affan na tregoi: Vuhejb na tregoi: Jahja bin Se’id na tregoi, nga Ebu Zur’ah, nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se:

“Një beduin erdhi tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Më lajmëro rreth një veprimi i cili më fut në xhenet.” Ai tha: “Ti duhet të adhurosh Allahun dhe të mos adhuroshë askënd karshi Tij, të falësh namazet detyrueshme, të japësh zeqatin dhe të agjëroshë muajin e Ramazanit.” Ai tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, unë nuk do të bëjë më shumë ose më shumë se kaq.” Pasi ai shkoi, profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Kush dëshiron të shohë një burrë nga banorët e xhenetit le të shikojë në këtë.”

Kjo dëshmon se ky burrë përmbushi detyrat e tij. Me sa duket hadithi dëshmon se ai do të hyjë në xhenet, se ai përmbushi detyrat e tij dhe se profeti (salAllahu aeljhi ue selem) e tha këtë në bazë të shpalljes nga Allahu.

Këto hadithe dëshmojnë se ata që përmbushin detyrat e tyre kanë shpëtuar dhe hyjnë në xhenet. Ai që kryen detyrat dhe heq dorë nga ndalesat i përket atyre që janë mesatarë dhe janë pala e djathtë. Allahu nuk e ka obliguar njeriun më shumë sesa me detyrime.

Shpërndaje: