Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë e thanë ata në shtratin e vdekjes!

Imam Is’hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli 

Burimi: Masaibul-Insan min Mekaidish-Shejtan, fq. 256-257
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh vdiq ndërsa ishte duke lexuar:

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ  فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍ

“Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në vendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.”54:54-55

Më kanë treguar se një Shejkh ishte në shtratin e tij të vdekjes kur ai lexonte:

أَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِ آلِهَةً إِن يُرِدْنِ الرَّحْمَن بِضُرٍّ لاَّ تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلاَ يُنقِذُونِ  إِنِّي إِذًا لَّفِي ضَلاَلٍ مُّبِينٍ

“Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin. Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.” 36:23-24

Kur ai vdiq, kjo i shtyu që disa nga nxënësit e tij të frikësohen për të që të mos i ndodhte më e keqja. E njëjta gjendje e tyre vazhdoi edhe pas varrimit, dhe një herë prej herësh njëri prej tyre u shtri për të fjetur tek varri i tij. Ai dëgjoi Munkerin dhe Nekirin duke i thënë atij: “Kush është Zoti yt?” Pastaj Shejkhu e përfundoi leximin:

إِنِّي آمَنتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ

“Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!” 36:25

Dy engjëjt i thanë atij:

قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ  بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ

“-“Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar”!” 36:26-27

Muhamed bin Thabit el-Bunani ka thënë: “Kur babai im ishte në prak të vdekjes, unë shkova tek ai dhe thash: “O baba, thuaj “La Ilahe il-lall-llah”. Ndërsa ai ma ktheu: “Djali im i dashur! Mëso nga unë, ngase unë jam në përsëritjen time të gjashtë apo të shtatë të saj (dëshmisë)”!”

Unë pashë se si babai im (thënie e autorit v.p.), kishte shkruar me dorë një mbishkrim: “Gjëja e fundit që Shejkh Ebu ‘Amr tha, ishte:

إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

“Me të vërtetë se Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” 2:132

Kur babai im ishte në shtratin e vdekjes, unë u ula me të dhe lexoja suren Ja-Sin. Ai gjithashtu lexonte me ne. Por zëri i tij mezi dilte nga fyti, saqë ne mezi e kuptonim se çfarë thoshte, dhe kështu ai vdiq.

Nesaiu dhe të tjerë kanë transmetuar duanë e Profetit salallahu alejhi ue selem:

اللهم إني أعوذ بك من الحرق و الغرق وأعوذ بك أن يتخبطني الشيطان عند الموت

“O Allah! Kërkoj mbrojtje Tënde nga djegia dhe fundosja, dhe kërkojë mbrojtjen Tënde nga të hutuarit e shejtanit në shtratin e vdekjes.”[1]

Kur Ebu Kulabeh u sëmurë përderisa ishte në Sham, i erdhi Umer bin Abdil-Aziz që ta vizitoj, dhe më pas i tha: “Ebu Kulabeh! Qëndro i fortë dhe mos i lerë hipokritët që të gëzohen!”

Muhamed bin Jezid bin Khunejs ka thënë: “Uuhejb bin el-Uard u betuan në Allahun se as Allahu e as ndonjë krijesë nuk do ta sheh atë të qesh deri sa ai ta dinte se me çfarë po i vijnë engjëjt. Kur ai vdiq, ata e dëgjuan atë duke thënë, Ti përmbushe premtimin Tënd ndaj meje, por unë nuk e përmbusha premtimin tim ndaj Teje.”

Ebu Bekr bin ‘Ajjash ka thënë: “Hyra tek ‘Asimi kur ai ishte në shtratin e vdekjes, dhe e dëgjova se si ai lexonte duke përsëritur në vazhdimësi sikurse të qëndronte në mihrab:

ثُمَّ رُدُّواْ إِلَى اللّهِ مَوْلاَهُمُ الْحَقِّ أَلاَ لَهُ الْحُكْمُ وَهُوَ أَسْرَعُ الْحَاسِبِينَ

 “Pastaj ata do të kthehen tek Allahu, Zoti i tyre, i Vërteti. Vetëm i tij është gjykimi dhe Ai është më i shpejti në llogari.” 6:62

[1] Autentik sipas Imam Albanit në “Sahihul-Xhami’” (1282).

Shpërndaje: