Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Këtë ta dhuruan prindërit tuaj, e çfarë u dhurove ti atyre?

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Uelid et-Tartushi (v. 520)

Burimi: Birrul-Validejn, fq. 53-56

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Merre atë që prindërit tu ta dhanë, ata janë arsyeja përse ti ekziston. Prej kohës kur fillove të ngjizësh, prindërit thoshin vetëm: “Kujdes! Kujdes!”. Ata ishin të kujdesshëm me ty qysh kur ishe në barkun e nënës tënde. Ti haje atë që të është përcjellë në mitrën e nënës tënde dhe furnizoheshe me ushqim në mënyrë që të rritesh. Shumë prej dëshirave të saj dhe prej ushqimeve të shijshme i braktisi nëse ato do të dëmtonin ty, madje ajo braktisi edhe punët gjatë shtatzënisë për shkakun tënd. Ajo braktisi të ecurit rrugës dhe nuk barti gjëra të rënda vetëm për shkak se ajo mendon për ty. Pra, kështu është nga lindja e fëmijës derisa të bëhet i pavarur. I vetmi ushqim që hynë në shtëpi është ushqimi që fëmija pëlqen, edhe nëse prindërit nuk e pëlqejnë atë. Ata braktisin shumë gjëra të cilat i duan vetëm e vetëm për t’u përkujdesur për fëmijën.

Pastaj, që të dy prindërit kalojnë kohën më të madhe të tyre në edukimin e fëmijës. Ata të furnizojnë me atë që të sjell dobi dhe të mbrojnë nga ajo që të dëmton ty. Në qoftë se ata të kishin lënë ty në tokë, do të kishin ngrënë kafshët dhe të kishin kafshuar insektet. Gjithë kohën ata mundohen të të kënaqin ty, kjo ndodhë në vegjëli; atëherë kur ti je i rritur, ata janë afër teje; atëherë kur ti qanë ose mërzitesh, ata bëjnë të pamundurën që ti të mos ndjehesh keq. Ata të ngushëllojnë me çdo gjë që munden kur të ndodh diçka e keqe. Ata kanë bërë aq shumë për ty në mënyrë që të ndihesh mirë, të bëjnë të lumtur dhe mundohen të largojnë nga ti çdo gjë që të shqetëson, prandaj ti kurrë nuk do të jesh në gjendje t’ua kompensosh këtë atyre.

Pastaj, kur të jesh rritur dhe fillon të shpresosh dhe ke vënë qëllimet tua në jetë, atëherë paguan trajtimin e mirë me një trajtim të keq, lidhjet e mbajtura me shkëputje, butësinë me vrazhdësi, edukimin me mosrespektimin, afërsinë me distancim, dashurinë me largim, sakrificat dhe dhuratat me fshehje dhe koprraci.

Ti shkëputë atë që Allahu të ka urdhëruar të mbahet e lidhur dhe ti e mban atë që Allahu ka urdhëruar të jepet.

Sa netë kanë qenë të zgjuar për shkak se ti nuk ke mundur të flesh? Sa herë kanë qarë ata vetëm për shkak se ti ke qarë? Sa kanë vuajtur ata për shkak se ke ndjerë dhembje? Nëse ti nuk ha, ata shqetësohen e nëse nuk je i lumtur, ata janë të shqetësuar.

Ti i falënderon ata për të gjitha këto duke i bërë të qajnë, duke qëndruar të zgjuar gjatë netëve, duke u ndjerë të parehatshëm dhe ua shkatërron zemrat e tyre. Nëse ata të thonë të vish, ti largohesh e nëse ata të thonë të shkosh, ti vjen. Nëse ata thonë po, ti thua jo e nëse ata thonë jo, ti thua po. Kjo është sikurse detyra jote të ishte që t’i kundërshtosh ata dhe nuk i përfillë asnjëherë. Të gjitha dhuratat që ata t’i kanë dhuruar, ti ua kthen me të keqe dhe në dëm.

Sa e çuditshme është kjo peshore e mangët dhe ky shpërblim i turpshëm. Nëse nuk je në gjendje t’i falënderosh ata, të paktën mund të sillesh mirë ndaj tyre për çdo gjë që ata kanë bërë për ty dhe t’i shpërblesh me të njëjtat gjëra. Pesëmbëdhjetë vite të kanë edukuar si një fëmijë i vogël në shtëpinë e tyre. Fëlliqësia jote binte mbi ta dhe ata pastruan nevojën tënde të vogël e të madhe me duart e tyre. Ata larguan çdo gjë të dëmshme dhe të keqe, e madje atë me plotë kënaqësi. Është e detyrueshme që t’ua kthesh në të njëjtën mënyrë.

Kur ata të dy ose njëri prej tyre të arrijë moshën e pleqërisë dhe të dobësohet, kur mendja e shëndoshë bëhet më e dobët dhe karakteri bëhet më i rëndë, atëherë duhet të kujdesesh ndaj tyre si ndaj një fëmije, pra me dashuri dhe mirësi.

Ti duhet të veprosh atë që ata e vepruan për ty, duhet të jesh gjithnjë me ta, duhet t’i pastrosh nëse ata kanë nevojë, duhet t’i largosh të gjitha dëmet dhe të këqijat prej tyre, duhet t’i ushqesh me mirësi për pesëmbëdhjetë vite ashtu siç u kujdesen për ty.

Nëse vepron të gjithë këtë vetëm, ti i ke shpërblyer për atë që ata kanë bërë për ty, por nuk ke qenë mirënjohës. Mirënjohje do të thotë të japësh më shumë sesa ata kanë dhënë për ty. Por në fakt, ti as nuk ke bërë asgjë për ta.

Ata e bënë gjithë këtë me kënaqësi, ata ishin të lumtur për vendin tënd, ata donin që ti të jetoje, ata shpresonin që ti të jesh i lumtur. Nga ana tjetër, ti u shërben atyre kundër dëshirës tënde, ti kujdesesh ndaj tyre duke pritur që ata të vdesin. Dëshiron sa më shpejt që të largohen nga ti. Kështu është sikurse ti të ishe një pronar, e ata skllevër.

Si mund të mos jetë kështu, kur nga ana tjetër Allahu Subhanehu ue Te’ala nuk la asgjë në tokë që ta zëvendësojë përkushtimin ndaj prindërve?! Ai tha:

وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا

“Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” 17:24

Ali bin el-Husejn i tha të birit: “Allahu Te’ala nuk të ka bërë të kënaqesh nga unë, prandaj Ai të këshilloi të më trajtosh mirë. Ai më ka bërë të kënaqem prej teje dhe për këtë arsye Ai më paralajmëroi mua ndaj teje.”

Ai ka për qëllim Fjalën e Allahut Te’ala:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ

“O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14

Ebu Muhamed bin Ebi Zejd ka thënë: “Fëmija! A e di se çfarë është fëmija? Ai ha shtëpinë tuaj, shpeshherë të shqetëson dhe pret vdekjen tënde.”

Një njeri erdhi tek Profeti salallahu alejhi ue selem dhe tha:

“O i Dërguari i Allahut! Babai im më jep pak para dhe ai i shpenzon të gjitha ato në familjen e tij.” Atëherë, plaku filloi të qajë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Cilën familje? Ato janë vetëm nëna dhe dy motrat e tij.” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha njeriut: “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd.”

Shpërndaje: