Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adua-ul-Bejan (4/10)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dëshmitarët për kurvërinë duhet të jenë burra. Nuk është e vlefshme në asnjë rrethanë që dëshmitarët të jenë gra. Prandaj me aq sa unë di dijetarët nuk kanë mospajtim rreth kësaj, përveç se A’ta dhe Hammad thanë se lejohet me tre burra dhe dy gra.
Ibn Kudameh ka thënë:
“Ky mendim është devijues dhe nuk ka dëshmi. Sepse ajeti thonë:
بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاء
“katër dëshmitarë…”1
Pra numri i dëshmitarëve i referohet burrave. Kjo do të thotë se katër dëshmitarë janë të mjaftueshëm. Që disa nga këta katër dëshmitarë të janë gra pas së cilës detyrohen të jenë të paktën pesë që dëshmia t’u pranohet e kundërshton ajetit. Përveç kësaj, dëshmia e grave është e paqartë, sepse ato mund të gabojnë. Allahu tha:
أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى
”…kështu që nëse njëra harron, tjetra ia kujton.”2
Ekzekutimi i dënimit anulohet kur ka dyshime.”
1 24:4
2 2:282