Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Khauarixhët ishin ata që e mbytën Uthmanin

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri

Data e fetvas 11/6-2018

Përktheu: Bekim Gashi & Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kjo pyetje i shtrohet shejhut tonë Ebu Abdil A’la Halid bin Muhammed bin Uthman el-Misri, e cila pyetje ka të bëjë me dyshimin që disa Hizbijun e kanë përhapur rreth atyre qe vranë Uthmanin, me ç’rast këta (Hizbijunët) thonë se ata që e mbytën Uthmanin nuk ishin prej Khauarixhëve. Prandaj të pyesim Allahu të ruajt, a ishin ata të cilët e mbytën Uthmanin prej Khauarixhëve apo jo? Allahu të shperbleftë me të mira.

Përgjigja: Me emrin e Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen e tij, mbi sahabët e tij dhe mbi ata që e pasojnë rrugën e drejtë, dhe pastaj. 

Prej gjërave që kanë rënë dakord dijetarët dhe historanët studiues, ku unë nuk di që të ketë mospajtim rreth asaj se vrasësit e Uthmanit ishin Khauarixhët.

Ibn Sebeh jahudiu i cili shfaqej si musliman, është ai që e shkaktoi këtë sprovë. I mblodhi Khauarixhët nga të gjitha vendet dhe arriti t’i nxisë këta kundër Uthmanit. Shkoi në Egjipt, Irak dhe në vende të tjera islame dhe arriti t’i grumbullote një grup nga këta Khauarixhë me qëllim që të shkonin për ta vrarë Uthmanin (radijAllahu anhu), pasi u shkoi atyre me dyshime të cilat flisin keq dhe e lëndonin Uthmanin (radijAllahu anhu). Dhe këta arritën që të grumbulloheshin dhe të shkonin në Medine për ta rrethuar shtëpinë e Uthmanit (radijAallahu anhu) dhe e ndaluan që të dal për të falë namazet në xhaminë e të dërguarit, bile ja ndaluan edhe furnizimin me ujë të cilin ja sillnin nga bunari Rumeh. Vazhduan me rrethimin e shtëpisë së tij afërsisht rreth 1 muaji, derisa kaluan muret e shtëpisë së tij hynë në shtëpinë e tij, dhe ndodhi ajo që ndodhu dhe e vranë Uthmanin (radijAllah anhu). Ska dyshim se këta janë Khauarixhët dhe ishin kokat e Khauarixhëve të parë, të cilët u shfaqën pas vdekjes së të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Këta të cilët thonë se ata nuk ishin Khauarixhë, janë injorantë dhe duhet të mësojnë para se të flasin.

Selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin.

Shpërndaje: