Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: nr 9204
Kryetar: Abdil-lah Abdul-Aziz bin Bin Baz
Zëvendës:Abdurr-Rrezak Afifi
Anëtar: Abdullah el-Ghudejan
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një koleg i imi u martua, elhamduliLah. Ai më tregoi se gruaja e tij dëshiron të bëjë hundën kirurgji plastike po ashtu edhe gjinjët. Kjo është për shkak se ajo ka një hundë të gjatë dhe të madhe dhe dëshiron ta zvogëlojë madhësinë në mënyrë të thjeshtë me ndihmën e mjekësisë moderne. Unë i thashë atij kam dyshim në qoftë se operacionet e tilla janë të lejuara. Prandaj ne po ju dërgojmë juve pyetjet vijuese: A janë kirurgjitë plastike që gruaja do të pësojë të lejuara? Duhet të theksohet se operacioni përfshin ndryshimin e krijimit të Allahut, dhe moskryerja e saj mund të irritojë burrin për shkak se ky defekt shihet qartë në fytyrën e saj.
Përgjigje: Nëse rasti është ashtu siç është përmendur dhe ky operacion pritet të jetë i suksesshëm pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, është e lejueshme për gruan të pësojë atë në mënyrë që të arrijë interesin e dëshiruar. Përndryshe ajo nuk është e lejuar.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.