16.“Kur t’u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” Engjëjt do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është më i Larti, më i Madhi.”
20.Qortimi i ashpër ndaj atij që e adhuron Allahun pranë varrit të një njeriut të drejtë, e lëre më ta adhurojë të vdekurin
31.”E nga njerëzit ka të atillë që adhurojnë të tjerë përveç Allahut, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë, i duan ata sikurse e duan Allahun, por ata që besojnë e duan shumë më tepër Allahun.”
32.”Vetëm shejtani i frikëson ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!”
34.”A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Askush nuk ndihet i sigurt ndaj ndëshkimit të Allahut, përveç popullit të humbur.”
38.Ai që u bindet dijetarëve dhe pushtetarëve në një ndalesë të cilën ata e konsiderojnë të lejuar ose anasjelltas, i ka marrë ata si zota karshi Allahut
49.“Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të ndodh kijameti.”
50.”Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ato që ia veshin Atij si ortakë!”