Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 435
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Dhe publikoje haptas atë që je urdhëruar, dhe largohu prej idhujtarëve, me të vërtetë Ne të mjaftojmë ty ndaj tallësve.” Hixhr, 15:94-95
Allahu -te ala- e urdhëroi të dërguarin e Tij ﷺ që të mos vret mendjen për ta ose për askënd tjetër, të vazhdonte të thërriste në atë që Allahu e kishte urdhëruar, ta kumtonte atë hapur dhe të mos pengohej nga pengesat apo nga fjalët e dyshuesve.
”… dhe largohu prej idhujtarëve.”
Mos e vrit mendjen për ta, mos i fyej dhe mos i ofendo ata. Vetëm bë atë që duhet të bësh.
“me të vërtetë Ne të mjaftojmë ty ndaj tallësve.”
Do të thotë ty dhe shpalljen tënde. Ky është premtimi i Allahut ndaj të dërguarit të Tij ﷺ; tallësit nuk mund ta dëmtojnë atë dhe Allahu e mbron atë nga të gjithë tallësit me lloje të ndryshme ndëshkimi. Ai -te ala- përmbush premtimin e Tij. Nuk ka njeri që tallet me të dërguarin e Allahut ﷺ vetëm se Allahu e shkatërron atë dhe ia merr jetën në mënyrën më të keqe.