Imam Muhamed bin Abdilah el-Andalusi – i njohur si Ibn Ebi Zamanin (v. 399)
Tefsir Ibn Ebi Zamanin (1/166)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është…”
Domethënë fitorja jote kundër idhujtarëve.
“… kurse e keqja që të godet është prej vetes sate.” En-Nisa, 4:79
Ajo që sahabët pësuan në luftën e Uhudit ishte për shkak të mëkateve të tyre. Allahu i ndëshkoi ata për shkak se kundërshtuan urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ i cili i urdhëroi që të mos ndjekin dezertorët.1
Shih: https://www.perlatmuslimane.com/49-lendimet-e-profetit-ne-betejen-e-uhudit-dhe-sakrificat-e-sahabeve/