Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kjo ndodh kur injorantët duan të trajtojnë problemet

Shejkh Abdul-Muhsin bin Nasir el-Ubejkan
Gazeta e përditshme el-Medina,  er-Riseleh, fq. 5
Data: 14/10-1425 ose 26/11-2004
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz i justifikojnë këto sulme vetëvrasëse me atë që jehudët po u bëjnë muslimanëve në Palestinë, thonë se ata po hakmerren ndaj tyre. Çfarë mendoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Çështja e Palestinës është një çështje kritike. Nuk është trajtuar siç duhet që kur është shfaqur. Më parë gjendja ishte shumë më mirë se tani. Arsyeja është ajo që kemi përmendur më parë. Kur këta njerëz duan të trajtojnë problemet e muslimanëve, ndodh ajo që shohim sot. Këta njerëz nuk kanë njohuri. Ata nuk janë dijetarë. Ata nuk janë udhëheqës të njerëzve që njihen për besueshmëri, besim dhe sinqeritet. Rrjedhimisht, ndodh ajo që po shohim. Secilën herë gjendja keqësohet edhe më shumë  për vëllezërit tanë palestinezë.

Kur problemi ishte i kufizuar brenda kufijve të këtij vendi të vogël dhe situata ishte nën kontroll, ata donin të dënonin OKB-në që ndante palestinezët dhe jeudët (fizikisht).

Abdun-Nasir kërkoi që OKB-ja të largohej nga vendi në mënyrë që “t’i hidhnin jehudët në det”, siç tha ai. Natyrisht kjo nuk pajtohet as me fenë, as me intelektin (sepse janë të pa fuqishëm për këtë). Në vend të kësaj ndodhi e kundërta. Në vend që t’i hedhnin jehudët në det, ishin jehudët ata që e sulmuan atë nga përtej kanalit të Suezit duke rrethuar Bregun Perëndimor dhe morën disa pjesë të Rripit të Gazës dhe Gadishullit të Sinait. Më pas këto pjesë iu kthyen me marrëveshje paqeje.

Më pas situata u stabilizua për një kohë dhe u bë sërish e paqëndrueshme për shkak të njerëzve që bënin shkatërrime. E gjithë kjo rezultoi në vdekje, shkatërrim dhe rrënim. E gjithë kjo për shkak të sulmeve vetëvrasëse dhe veprimeve të paligjshme që nuk pranohen nga sheriati. Muslimanët pësuan lëndime të mëdha. Ata nuk e trajtuan këtë çështje siç bëri profeti kur ai dhe shokët e tij pësuan lëndime në Mekë dhe Medine.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë muslimanët në këtë situatë?

Përgjigje: Muslimanët janë të obliguar të marrin udhëzime nga dijetarët që pasojnë metodologjinë hyjnore dhe që kuptojnë Islamin dhe fenë. Nuk u lejohet të ngrihen kundër sundimtarëve të tyre dhe të rebelohen kundër tyre. Nëse i kuptojmë këto baza të shëndosha dhe të sakta, e mësojmë fenë në mënyrë korrekte dhe shmangim të udhëhequrit nga emocionet dhe sektarizmi që rrjedhin nga njerëzit që nuk e kuptojnë fenë.

“Allahu nuk e obligon askënd përtej mundësive të tij.” El-Bekare, 2:286

Sundimtarët dhe dijetarët do të mund ta trajtojnë këtë çështje. Kjo ndoshta do të ndalojë gjakderdhjen dhe muslimanët do të bëjnë atë që munden. Allahu nuk e obligon njeriun përtej mundësive të tij.

Që gjithmonë të bëhet thirrje për luftë, vrasje dhe luftime, kjo buron vetëm nga njerëz që nuk e kuptojnë fenë. Profeti ﷺ nuk thërriste gjithmonë në luftë. Ai gjithashtu mund t’i trajtonte problemet në mënyra të tjera. Ai thërriste në luftë vetëm kur kjo ishte zgjidhja e fundit. Përveç kësaj prej cilësive të tij ishte se a nuk i prishte marrëveshjet asnjëherë.

Shpërndaje: