Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Tuhfat-ul-Meudud bi Ahkam-il-Meulud, fq. 78-79)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Daudi transmeton në “Mesail El-Imam Ahmed”:
“E kam dëgjuar Ebu Abdilahin (imam Ahmedin) duke thënë: “Akika theret në ditën e shtatë.”
Salih bin Ahmed ka thënë: “Babai im (imam Ahmedi) ka thënë për akikën: “Akika theret në ditën e 7. Nëse nuk theret atë ditë, atëherë theret në ditën e 14. Nëse nuk theret as atëherë, atëherë theret në ditën e 21.:
Em-Mejmuni ka thënë: E pyeta Ebu Abdilahin (imam Ahmedin): “Kur duhet therë akikën?”
Ai tha: Aishah -radijAllahu anha- ka thënë: “Akika theret në ditën e 7, 14 ose 21.”
Ebu Talibi ka transmetuar se Ahmedi ka thënë: “Akika theret deri ditën 21.:
Argumenti për këtë është hadithin të cilin e transmeton Samureh:
“Djali është peng i akikës së tij. Në ditën e 7 theret për të, i vihet emri dhe i rruhet koka.”
Transmeton Tirmidhi (1552), i cili tha se hadithi është i saktë.
Ebu Umeri ka thënë: Hasan El-Basri e konsideronte obligim therjen e akikës për djalin në ditën e 7. El-Lejthi tha se akika duhet të theret në ditën e 7. Nëse nuk është e mundur atë ditë, lejohet të bëhet pas ditës së shtatë. Nuk është obligim që të bëhet pikërisht në ditën e 7.
‘Ata ka thënë: “Nëse nuk arrin ta bësh në ditën e 7, bëje në ditën e 14.”
Këtë mendim e kanë edhe Ahmedi, Is’haku dhe Shafei.
Sa i përket Malikut, ai thotë se akika duhet therur brenda 7 ditëve të para.
Ibn Uehb tha: Lejohet ta therësh edhe në ditën e 21.
Ky është edhe mendimi i Aishës, ‘Atas, Ahmedit dhe Is’hakut.
Maliku tha: “Dita e lindjes nuk llogaritet nëse fëmija nuk lind para mëngjesit të asaj dite.”
Është e qartë se ky kufizim është vetëm një këshillë e rekomanduar. Nëse theret në ditën e 4, 8, 10 apo edhe më vonë, do të shpërblehesh për këtë. Gjithashtu është therja që merret parasysh therja e jo gostia.