Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Konvertohet në Islam gjatë ditës në Ramazan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/97)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 55: A duhet personi i cili konvertohet në Islam gjatë ditës në Ramazan të agjërojë pjesën tjetër të ditës?

Përgjigje: Po, ai duhet ta bëjë këtë. Me hyrjen në Islam ai është detyruar të agjërojë. Ndërsa kjo nuk vlen për atë që nuk kanë agjëruar për një arsye që më pas pushon. Ata nuk kanë nevojë të agjërojnë pjesën tjetër të ditës. Për shembull, një gruas i mbaron cikli mujor gjatë ditës së Ramazanit. Ajo nuk ka nevojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Një shembull tjetër është personi i sëmurë që shërohet gjatë ditës së Ramazanit. As ai nuk ka nevojë të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Që të dyve ju lejohet që të mos agjërojnë edhe pse ata janë musliman. Ndërsa kjo nuk vlen për personin që konvertohet në Islam gjatë ditës në Ramazan, ai duhet të agjërojë pjesën tjetër të ditës pa i kompensuar ditët e humbura.

Shpërndaje: