Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (4 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mundet të jetë haxhi Temetu (haxhi me umre) nëse bën nijet umren për një person dhe haxhin për një tjetër?
Përgjigje: Po. Dijetarët thonë se nuk është kusht për haxhin Temetu që të gjitha ritualet të kryhen për një person të vetëm. Është e lejueshme për të bërë umre për një person dhe haxhin për një tjetër. Që të bëjë umre për veten e tij dhe të bëjë haxhin për një tjetër. Për të bërë umren për dikë tjetër dhe të bëjë haxhin për veten e tij. Ata thonë se gjitha këto lejohen dhe se kjo nuk e prish haxhin Temettu.