Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kryqëzimi ngre shumë pyetje

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 191-192

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ungjilli përbëhet nga katër ungjijtë e marrë nga katër njerëz. Dy prej tyre as nuk e kanë parë Mesinë, domethënë, Marku dhe Luka. Dy të tjerë, Mateu dhe Gjoni, e kanë parë dhe e kanë takuar atë. Të gjitha këto katër ungjij janë kontradiktore në disa pika pasi që disa janë shtuar ndërsa të tjerëve u janë mangësuar. Një shembull është se Mesia të ketë thënë:

“Në të vërtetë, unë ju them, atë që dimë ne kumtojnë dhe atë që kemi parë ne dëshmojmë për të, por ju nuk pranoni dëshminë tonë.”1

Në një vend tjetër thuhet:

“Jezusi u përgjigj:” Edhe pse unë dëshmoj për veten time dëshmia ime është e vlefshme. Unë e di nga kam ardhur dhe ku shkoj. Por ju nuk dini se nga kam ardhur ose ku shkoj.”2

Një shembull tjetër është se kur Mesia ndjeu sulmin e jehudëve, ai tha:

“At, më shpëto në këtë kohë.”3

Në kryq ai do të ketë bërtitur:

“Perëndia im, Perëndia im, pse më ke dorëzuar?”4

Si e bashkoni atë me pretendimin tuaj se ai iu dorëzua me vetë dëshirë jehudëve për t’u kryqëzuar dhe vrarë në mënyrë që të gjithë njerëzit të mëshiroheshin dhe të faleshin për mëkatet e tyre, duke përfshirë Ademin, Nuhin, Ibrahimin, Musain dhe të gjithë profetët e tjerë që ishin të burgosur në burgun e shejtanit? Si ankohet Zoti i botës për këtë?

Si u lut që të mëshirohej kur ai vetë kishte zgjedhur fatin me vetë dëshirë? Si mund të thërriste ai: “Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?” Nëse ai u dorëzua me vetë dëshirë?


1 Gjoni 3:11

1 Gjoni 8:14

3 Mateu 26:39

4 Mateu: 27:46

Shpërndaje: