Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kthehu shpejt te familja

Imam Jahja bin Sheraf En-Neueui (v. 677)
Sherh Sahih Muslim (13/60-61)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Udhëtimi është një copë vuajtjeje: e privon njeriun nga gjumi dhe ushqimi. Kur dikush prej jush të kryej punën e tij, le të nxitojë për te familja e tij.”

Transmeton Bukhari (1804) dhe Muslimi (1927).

Udhëtimi e privon udhëtarin nga gjumi i tij i plotë, ushqimi dhe pija për shkak të vështirësive, lodhjes dhe mundimeve që e shoqërojnë, si: nxehtësia, të ftohtit, udhëtimi gjatë natës, frika, largimi nga të afërmit dhe rrethanat e vështira.

Qëllimi i hadithit është se pasi njeriu të ketë përfunduar punën ose nevojën për të cilën ka udhëtuar, është e pëlqyeshme që të shpejtojë kthimin te familja e tij dhe të mos e vonojë atë për diçka të parëndësishme.

Shpërndaje: