Alameh Abdurr-Rrazak bin Afifi el-Afifi (v. 1415)
Burimi: “Fetaua ue Rasail Shejkh Abdurrazak el-Afifi”, fq. 474, fevaja nr. 22
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Është pyetur Shejkhu në lidhje me një beduin i cili kishte vjedhur një deve, dhe kur iu afrua vdekja ai e porositi birin e tij për t’ia kthyer atë pronarit, mirëpo djali i tij nuk e dinte se kush është pronari. Ndërsa Shejkhu është përgjigjur: “Ai duhet ta llogarisë çmimin aktual të devesë, pra në ditën që ai ka për qëllim t’ia kthejë devenë dhe jo në ditën që deveja ishte vjedhur, pastaj duhet ta dhurojë atë shumë parash tek të varfrit dhe ta shpenzojnë atë për shkaqe të mira në dobi të myslimanëve.”