Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kthimi i huasë në një valutë tjetër

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/4116

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam huazuar dollarë. A më lejohet që ti’a kthejë vlerën ekuivalente në ndonjë valutë tjetër si në valutë jemenite ose egjiptiane?

Përgjigje: Po. Ska të keqe për marrë hua një valutë dhe të paguash kredinë me një valutë tjetër përderisa huadhënësi pajtohet. Është vërtetuar se Ibn Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:

”E kisha zakon të shes deve pranë varrezave. Kam shitur me monedha ari dhe merrja monedha argjendi, kam shitur me monedha argjendi dhe merrja monedha ari; e merrja njërën për tjetrën dhe tjetrën për njërën. Unë shkova tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili ishte në shtëpinë e Hafsës dhe i thash: ”Unë shes me monedha ari dhe marrë monedha argjendi, shes me monedha argjendi dhe marrë monedha ari; E marrë njërën për tjetrën dhe e marrë tjetrën për njërën.” Ai tha: ”Nuk ka të keqe nëse e merr atë për çmimin e sotëm përderisa ju nuk ndaheni duke qenë të pajtuar.” 1

Pra, nëse ti merr hua dollarë dhe ia kthen me një valutë Saudite me vlerën e asaj dite, Jemenase, Jordaneze ose Irakiane, dhe paratë shkojnë nga dora në dorë, kështu që është ska të keqe. Ty gjithashtu të lejohet ti’a kthesh më shumë, sepse ai të ka bërë një nder.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Njerëzit më të mirë janë ata të cilët e kthejnë huan në mënyrën më të mirë.” 1

Është gjithashtu e lejueshme për shembull, që ai ta shet ty një makinë për 10.000 $ që ti e blenë për vlerën ekuivalente në monedha ari, në valutë të Arabisë Saudite, jemenite dhe të ngjashme. Kushti është që transaksioni të shkoj nga dora në dorë në një takim, që ju të ndaheni të pajtuar dhe që ti ti’a paguash atij vlerën që produkti kishte në ditën e tregtimit.


1 Ebu Davudi (3554).

Shpërndaje: