Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (68)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/27-06-1438h.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person ka bërë hixhret (shpërngulje) nga një vend joislam në një vend islamik. Pastaj ai detyrohet të kthehet në vendin joislam për të jetuar në të. A është mëkat i madh ky veprim?
Përgjigje: Jo. Është në rregull në qoftë se ai është i detyruar të kthehet në vendin joislam. Por atij nuk i lejohet të kthehet në qoftë se nuk është e domosdoshme. Kthimi nga shpërngulja është prej mëkateve të mëdha. Kjo vlen edhe për personin i cili kthehet në shkretëtirë pasi ka mësuar në lidhje me hixhretin dhe dispozitat e fesë, sepse shkretëtira është vend i pa civilizuar. Vendi i pafe është edhe më i keq. Prandaj ai nuk duhet të kthehet në të. Megjithatë, është e lejuar për të udhëtuar mes dy vendeve për të bërë biznes, trajtim mjekësorë dhe për të vizituar të afërmit. Kjo nuk ka të keqe.