“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ku duhet të vendosen duart gjatë thirrjes së ezanit dhe ikametit?

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (28)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ku duhet të vendosen duart gjatë thirrjes së ezanit dhe ikametit?

Përgjigje: Së pari, ato nuk duhet të vendosen askund gjatë ikametit. Kjo vlen vetëm gjatë thirrjes së ezanit, e që ato duhet të vendosen në një vend. E vetmja gjë që është transmetuar në lidhje me vendosjen është se Bilali (radijAllahu anhu) futi gishtat në vesh. Megjithatë, unë nuk di ndonjë hadith se si ato duhet të futen.

Pyetje: ”Ajo që unë di është se duart duhet të vendosen në veshë kur ai thotë:

الله أَكْبَرُ اللهُ أَكْبرُ

”Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi.”

dhe jo më shumë.

Përgjigje: ”Kjo është gabim. Vendosja duhet të ndodhë nga fillimi deri në fund. Disa vendosin vetëm një dorë. Këtë e kam parë në disa vende arabe. Disa nuk i vendosin ato fare, sidomos pasi kanë dalë zmadhuesit e zërit.  Gjitha këto e kundërshtojnë Sunnetin.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram