Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (57)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jetoj në Rijad. Babai im ka caktuar një person që të bëjë haxhin për të. Ai person jeton në Xhedah. A është kusht që ai të hyjë në ihram nga mikati apo është e padëmshme që ta bëjë këtë nga vendbanimi i tij?
Përgjigje: Është më mirë dhe më e plotë që ai të shkojë te mikati sepse personi për të cilin po e bënë haxhin, jeton përtej mikateve, jashtë Mekës. Prandaj ai duhet të hyjë në ihram nga mikati, veçanërisht në qoftë se është paguar për të bërë haxhin. Ai duhet të plotësojë ritualet. Prej kësaj është që të hyjë në ihram nga mikati, do të thotë nga mikati në të cilin personi jeton, për të cilin ai do ta bëjë haxhin.