Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ku është Allahu?! – Albani

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ky është një devijim i qartë! Duke pasur parasysh mesazhin e qartë të Kur’anit, ku Allahu thotë:

“Allahu u ngrit mbi arsh.” (20:5)

Gjithashtu Allahu thotë:

“Madhëroje Emrin e Zotit tënd, më të Lartit.’’ (87:1)

Allahu e ka cilësuar adhurimin e robërve ndaj Zotit të tyre, duke thënë se ata i drejtohen Atij që është lartë mbi ta!

“I frikësohen Zotit të tyre që është lart mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çfarë urdhërohen.’’ (16:50)

“Tek Ai ngritën engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” (70:4)

“Tek Ai ngritët fjala e mirë dhe puna e drejtë e lartëson atë (fjalën e mirë).’’ (35:10)

Pra kemi ajete dhe hadithe të shumta, të cilat argumentojnë se Allahu është i pavarur nga çdo gjë. Ai është i ngritur mbi të gjitha krijesat e Tij. Dhe Ai nuk është i përzier në mesin e tyre, ashtu siç thonë ata të cilët i përmende ti, se: ”Allahu është në çdo vend.” Larg qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë Atij!

Në një hadith të vërtetë thuhet:

”Ka qenë Allahu dhe nuk ekzistonte asgjë me Atë.” 

Ku është ajo ”në çdo vend” që ata i´a mveshin Atij? E dimë se kemi vende të pastra dhe vende të papastra e të fëlliqura! Kemi tualete, bare, shtëpi publike e të tjera. Si nuk e pastrojnë bindjen e tyre duke u larguar nga thënia: ”Allahu është në çdo vend?!” me gjithë aludimin e shumë ajeteve, ndër të cilat përmendëm edhe më herët, se: ”Ai është i ngritur mbi Arsh!”

Po e përmendim edhe një hadith të saktë, duhet ta dimë se kohën e kemi të limituar, se i dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) e ka pyetur një robëreshë vajzë, të cilën zotëria i saj dëshironte që ta lirojë; i tha asaj: ”Ku është Allahu?”

Ajo u përgjigj: ”Në qiell!”

Ai i tha: ”Kush jam unë?”

Ajo tha: ”Ti je i Dërguari i Allahut!”

Në këtë rast, Profeti u kthye kah zotëria i saj dhe i tha: “Liroje nga robëria, sepse ajo është besimtare!’’

Vajza e re në kohën e të Dërguarit, ishte më e mençur sesa shumë prej fukahave të ditëve të sotme! Sepse po të pyesësh shumë prej tyre; Ku është Allahu? Do të përgjigjeshin: ”Në çdo vend!”

Një fqinj imi thotë: ”Allahu është në çdo gjë që ekziston!” Padyshim se këta janë njerëz qyqarë!

”Ekzistenca” është e krijuar. Kur Allahu ishte, nuk ekzistonte asgjë me Atë.  A po thoni se Allahu ka krijuar krijesat, e më pas është futur në krijesa?! Kujtoni ndyrësirat që gjenden, si mund të jetë Allahu në to!!! Larg qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë Atij!

Shpërndaje: