Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi
Burimi: el-Muntaka min et-Tadhkirah, fq. 154-156
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Aishah (radijAllahu anha) ka rrëfyer se i dërguari i Allahut ﷺ është pyetur në lidhje me fjalën e Allahut:
يَوْمَ تُبَدَّلُ الأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ
“Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej).” 1
“Ku janë njerëzit atëherë?”, ai ﷺ tha:
“Në sirat.”2
Ibn Abbasi ka thënë:
“A e dini se sa i gjerë xhehnemi është?” Ata thanë: “Jo.” Ai tha: “Aishah më tregoi se ajo e kishte pyetur të dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me fjalët e Allahut:
“Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç meriton të madhërohet. Në ditën e kijametit, e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në dorën e Tij të djathtë.” Zumer, 39:67
Atëherë, ku do të jenë njerëzit?” Ai tha:
“Mbi sirat mbi xhehnem.” 4
Tirmidhi ka thënë:
“Hadithi është i mirë, autentik dhe garib nga ky drejtim.”
Ky hadith dëshmon se qiejt dhe toka do të ndryshojë dhe do të zhduken dhe se Allahu do të krijojë një tokë të re. Njerëzit do të jetë në këtë tokë, pasi kanë qenë në urë, domethënë në sirat. Pra, nuk është sikurse shumë njerëz kanë thënë, domethënë se cilësitë e tokës do të ndryshojë dhe do të bëhet krejtësisht e sheshtë.
Ibn Mesudi dhe Abbasi (radijAllahu anhum) kanë thënë:
“Toka do të shndërrohet në një tokë të bardhë si argjendi. Gjaku kurrë nuk është derdhur mbi të dhe kurrë nuk është bërë mëkat në të.” 5
Aliu (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Toka kthehet në argjend dhe qielli në ari.” 6
Ebu Xhafer Muhammed bin Ali ka thënë:
“Toka do të bëhet një bukë nga e cila njerëzit do të hanë në Ditën e Gjykimit.”
Seid bin Xhubejri dhe Muhammed bin Ka’bi kanë thënë:
“Toka do të bëhet një bukë e bardhë nga e cila besimtarët do të marrin nën këmbët e tyre dhe do ta hanë atë.”
Në lidhje me shndërrimin e qiellit, është thënë se kjo do të thotë se dielli dhe hëna do të mbështjellën në një errësirë dhe se yjet do të bien. Këtë e ka thënë Ibn Abbasi. 7
Është thënë se gjendja e saj ndryshohet, dhe se ajo nganjëherë është si kallaji i shkrirë dhe nganjëherë si lëkura që sapo është regjur. Këtë e përmendi8 Ibn-ul-Anbari.
Ka’bi tha:
“Qielli bëhet tym dhe detet bëhen zjarr.” 9
Është thënë gjithashtu se kjo do të thotë se ato do të palosen.
1 14:48
2 Muslimi (2791) dhe Ibn Maxheh (3452).
3 39:67
4 Tirmidhi (3241).
5 Xhami-ul-Bejan (13/250) nga Tabari.
6 Është përmendur nga el-Mardaui në Tefsirin e tij (3/144).
7 Është përmendur nga el-Mardaui në Tefsirin e tij (3/144).
8 Është përmendur nga el-Mardaui në Tefsirin e tij (3/144).
9 Është përmendur nga el-Mardaui në Tefsirin e tij (3/144).