Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kufiri për të kaluar namazliun që falet pa sutre

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/421-422)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

509 – Ebu Ma’mer na tregoi: Abdul-Uarith na tregoi: Junusi na tregoi, nga Humejd bin Hilal, nga Ebu Salih nga Ebu Seid: profeti (salAllahu alejhi ue selen) ka thënë … ح

Adam bin Ebi Ijas na tregoi: Sulejman bin el-Mughire na tregoi: Humejd bin Hilal el-Adaui na tregoi: Ebu Salih es-Saman na tregoi:

“Një të premte e pashë Ebu Said el-Khudrin duke u falur drejt diçkaje që e mbronte dhe e kufizonte atë që njerëzit të mos kalonin para tij në namaz. Një i ri nga fisi Ebu Mu’ajt dëshironte të kalojë para tij, por Ebu Saidi e shtyu atë në gjoks. Djaloshi i ri shikoi përreth dhe nuk mund të gjente ndonjë vend tjetër për të kaluar. Ai e bëri të njëjtën gjë për të kaluar dhe Ebu Saidi e shtyu atë edhe më fortë. Ai e qortoi Ebu Saidin dhe shkoi tek Meruani për ti treguar se çfarë Ebu Said i kishte bërë atij. Abu Said hyri tek Meruani i cili tha: “O Ebu Said! Çfarë është puna me ty dhe nipin tuaj?” Ai tha: “E kam dëgjuar të dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:

“Nëse ndonjë prej jush falet drejt diçkaje që e mbron të mos i kalojnë njerëzit para tij në namaz, dhe dikush dëshiron të kalojë para tij, ai duhet të shtyjë atë. Dhe nëse ai refuzon, duhet ta luftosh atë.  Ai nuk është tjetër pos shejtan.”

Hadith gjithashtu dëshmon se personi i cili insiston për të kaluar para namaz falësit është shejtan, sikurse e përshkroi profeti (salAllahu alejhi ue selem) atë si të tillë. A është e lejuar për të kaluar para atij që falet pa sutre? Jo. Kjo është përmendur në hadithin e Abdullah bin Umerit (radijAllahu anhume)1.

Por a duhet të luftohet? Po, me sa duket duhet, ashtu si kurse ai falet drejt sutres.

Ku është kufiri që namazfalësi të ketë të drejtë që ta shtyjë atë që e kalon? Nëse ai falet drejt diçkaje (sutres), kështu që kufiri është tek objekti (sutreja). Dhe në qoftë se ai nuk falet drejt sutres, kështu thotë një mendim, thotë se kufiri është tre bërryla nga këmbët e namazfalësit. Një mendim tjetër thotë se kufiri është ku ai e vendos ballin e tij në sexhde. Sepse ai nuk ka të drejtë për më shumë se kaq. Ai ka të drejtë vetëm për tokën ku ai ka nevojë për t’u falur. Kufiri për këtë nevojë pushon ku ai e vendos ballin e tij. Ky mendim është më afër të vërtetës.


1 I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Mos e falë namazin pa sutreh dhe mos lejo që askush të kalojë para teje. Dhe nëse ai refuzon, duhet të luftosh kundër tij, se vërtet ai ka një mik me të.” (Muslimi (506), Ahmedi (2/86) dhe Ibn Maxheh (955))

Shpërndaje: