Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujdes nga panteizmi i Muhamed Hasanit!

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi

Burimi: http://www.darulhadith.com/v2/as-suhaymi-om-muhammad-hassans-panteism/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Poezia e Muhamed Hasanit e cila përmban panteizëm lexohet…
Këtë poezi mund ta gjesh në këtë link http://ar.islamway.net/lesson/5101

Pyetësi: A përmban kjo poezi gabime në çështje të besimit: ”Allahu është Zoti im. Unë nuk dua askënd pos Tij. A ka në këtë ekzistencë ndonjë Realitet tjetër pos Tij”?

Përgjigje: Fakti është se ajo përbëhet nga një defekt jashtëzakonisht i rrezikshëm. Personi i cili e ka shkruar këtë poezi duhet të përkujtohet. Ai ndoshta nuk e ka kuptuar mesazhin apo qëllimin e këtyre rreshtave.
Fjalët e tij:

”A ka ndonjë vërtetësi tjetër pos Tij” është panteizëm (Uahdetul-Vuxhud).

Ky është besimi që kishte Ibën Arabi, Ibn Faris, Ibn Sab’in, el-Farbi dhe tjerët si ata. Ata thanë se robi është Zoti dhe Zoti është rob dhe që realiteti i vetëm që ekziston është Allahu (Azze ue Xhel). Çdo gjë që ti sheh, shikon, ndjen, shijon dhe prek është Vetë Allahu (Azze ue Xhel).

Një nga mendimtarët e sotëm dhe nga autorët injorant (Sejjid Kutb) ka deklaruar gjithashtu këtë në lidhje me suretul-Ihlas. Kjo gjë gjendet në tefsirin e tij të Kuranit i cili quhet ”Nën Hijen e Kuranit”. Të njëjtën gjë e bëri në lidhje me fjalën e Allahut (Te ala):

قُلْ أَيُّ شَيْءٍ أَكْبَرُ شَهَادةً قُلِ اللّهِ شَهِيدٌ بِيْنِي وَبَيْنَكُمْ

Thuaj: ”Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)? — dhe thuaju: Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush.” (6:19)

Këto fjalë janë më të rrezikshme se sa fjalët e Faraonit kur tha:

فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى

”Unë jam zoti juaj më i lartë!” (79:24)

Kështu edhe vet Ibn Arabi thotë se ”Faraoni ishte më i udhëzuar se Musai (alejhi-selam) kur ai (Faraoni) tha:

فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى

”Unë jam zoti juaj më i lartë!” 79:24

Kjo është kështu pasi që Faraoni kishte kuptuar të vërtetën kurse Musai (alejhis-selam) jo”!!!

Panteistët ekzistojnë edhe sot. Njëri prej tyre është Mustafa Mahmud. Ai gjithmonë nëpër mexhlise e thotë se gjithçka që është e dukshme është vetë Allahu. E disa njerëz mashtrohen prej tij dhe hileve që ai përdorë. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj gjërave të tilla.

Personi i cili ka folur në këtë mënyrë, apo ka thënë këtë poezi, duhet të mësohet dhe të përkujtohet. Ai ose duhet të pendohet nga kjo dhe ta refuzojë këtë, përndryshe ai është prej atyre që kanë këtë besim. Allahu na ruajt!

 

Shpërndaje: