Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Te’mmulat fi Akhir Suratil-Ahzab, fq. 416-417
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Me çfarë i këshilloni kujdestarët e disa femrave që e marrin të lehtë çështjen e mbulimit dhe që shfaqin gjymtyrët e tyre para meshkujve të huaj kur ato janë jashtë në dyqane dhe vende të tjera. Çfarë roli ka kujdestari i gruas kur bëhet fjalë për ruajtjen e fesë së saj?
Përgjigje: Allahu (te ala) ka thënë:
الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء
““Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë.” 4:34
Allahu e ka bërë që burrat të jenë përgjegjës për femrat, të kujdeset për to, t’i urdhërojnë ato që t’i binden Allahut dhe t’i ndalojnë ata nga kundërshtimi i fesë së Allahut. Këtu përfshihet edhe mbulimi i saj.
Allahu Xhela ue ‘Ala e ka urdhëruar mbulimin e femrës. Kujdestari është i obliguar që ta detyrojë femrën që të mbulohet, pavarësisht nëse kujdestari është i drejtpërdrejtë si babai i saj, djali apo vëllai i saj, apo ndonjë kujdestar më i lagët qoftë ai edhe nëse është sunduesi mysliman. Pra, kujdestari duhet t’i detyrojnë femrat që të mbulohen.
Sundimtari mysliman është i detyruar që t’i detyrojnë të gjitha femrat në vendin/shtetin e tij që të mbulohen në përgjithësi. Burrat në shtëpi janë të obliguar që t’i obligojnë femrat në shtëpitë e tyre që të mbulohen, ngase ata janë përgjegjës për ato. Nëse femrat do e kishin ditur se kujdestari i tyre i përgjithshëm (siç është sunduesi) dhe specifik (babai, etj.) i detyron ato që t’i binden Allahut dhe i ndalojnë ato që ta kundërshtojnë Allahun, ato nuk do të kishin rënë në këtë mëkat. Por kur kujdestarët filluan ta marrin lehtë këtë çështje, atëherë femrat e shfrytëzuan këtë lëshim të tyre. Duke ia shtuar atë se, ato kanë njerëzit të cilët i thërrasin në të keqën, mëkate dhe në hipokrizi. Ata i nxisin femrat që të zbulojnë fytyrat e tyre dhe të heqin mbulesën.
Çështja është shumë serioze tani. Kujdestarët e përgjithshëm dhe specifik të femrave janë të obliguar që të bashkëpunojnë për t’i detyruar ato që të mbulohen. Pushtetarët – Allahu i udhëzoftë në çdo të mirë – janë të detyruar që t’ua presin gjuhët e atyre që thërrasin në të keqën dhe që i nxisin femrat që të shfaqin fytyrat dhe të heqin mbulesat. Këtë përgjegjësi Allahu e ka lënë mbi shpinat e tyre.”